Qeveria nuk do të hyjë në një debat politik në lidhje me futjen e euros në Bullgari. Kryeministri Rosen Zheljazkov e deklaroi këtë në një diskutim të organizuar nga Këshilli Ekonomik dhe Social në Bullgari dhe komentoi se të gjithë politikanët dhe institucionet përgjegjëse janë të vetëdijshme se ku ndodhet Bullgaria dhe çfarë duhet bërë.
Zheljazkov kujtoi se biseda politike mbi këtë temë filloi në vitin 1997 dhe përfundoi në vitin 2005, kur vendi ynë nënshkroi Traktatin e Anëtarësimit në BE.
Qeveria ka përcaktuar masa për të qetësuar njerëzit në mënyrë që të parandalojë spekulimet dhe rritjen e çmimeve përpara se të bashkohemi me eurozonën, ishte kategorik Kryeministri. Qëllimi i qeverisë është që rritja e të ardhurave të tejkalojë nivelet e inflacionit.
Sot, Gjykata Kushtetuese njoftoi se ka nisur një çështje me kërkesë të Presidentit Rumen Radev për të shpallur të pavlefshëm refuzimin e Kryetares së Asamblesë Kombëtare Natalija Kisellova për të paraqitur për shqyrtim nga Parlamenti propozimin e tij për një referendum me pyetjen "A jeni dakord që Bullgaria të miratojë monedhën e vetme evropiane "euro" në vitin 2026?".
Lexoni më tepër nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..