Shtatë shqiponja të zeza udhëtuan një distancë mbresëlënëse prej 3300 kilometrash nga Spanja deri në Rodopet Lindore për t'u bërë pjesë e projektit ambicioz LIFE "Kthimi i shqiponjave të zeza në Malin Rodopa" për të rivendosur këtë specie madhështore në Bullgari. Mbërritja e tyre shënon një hap tjetër në përpjekjet e Shoqatës Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve dhe Fondacionit “Rodopet e Egra”, të cilat që nga viti 2022 punojnë në një program për kthimin e shkabës së zezë në rajonin e malit Rodopa. Numri i përgjithshëm i shkabave të zeza të lëshuara në rajon është tani 33, me qëllim krijimin e një kolonie në Bullgari. Vetëm tre vjet pasi filloi rikthimi i shkabës së zezë në pjesën bullgare të Rodopeve Lindore, këtë vit u regjistruan 4 çifte që kanë filluar të shumohen.

Pas udhëtimit të tyre tre-ditor, mysafirët me pendë nga Spanja u strehuan në një kafaz zogjsh të përshtatur posaçërisht për ta. Shpendët do të kalojnë disa muaj këtu duke u përshtatur me kushtet lokale. Pritet që shkabat të lirohen në tetor. Një ekip ekspertësh do të monitorojë zogjtë në ditët në vijim për t'u siguruar që përshtatja e shkabave po ecën normalisht.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Dobromir Dobrev
Rasti me një qen të shkelur nga një mjek në një lagje të kryeqytetit shkaktoi një valë pakënaqësie publike dhe organizimin e një proteste në Sofje, e cila do të zhvillohet sot para Akademisë Ushtarako-Mjekësore – institucioni shëndetësor ku punon mjeku...
E ashtuquajtura “Vulë e dygjuhësisë” u krijua në vitin 2011 në shtetin amerikan të Kalifornisë me idenë se, në kushtet e një ekonomie dhe marrëdhëniesh të globalizuara, një person nuk mund ta zhvillojë plotësisht potencialin e tij duke ditur vetëm një..
Me moton “Fundin e ka afër – le ta përjetojmë me humor” në qytetin Gabrovo u hap i ashtuquajturi sezoni i 5-të i vitit. Në ditën e 11-të të muajit të 11-të nis sezoni i karnavaleve të Vitit të Ri dhe të pranverës në qytetet e Evropës dhe të botës. Me..