Ne duhet të bashkohemi brenda kuadrit të ligjit për të parandaluar spekulimet me çmimet me pranimin e euros, tha kryetari i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës Rosen Karadimov, në një konferencë për shtyp. "Nuk ka treg spekulativ që është më i fortë se shteti. Unë dhe kolegët e mi do të bëjmë gjithçka që është e mundur për të kundërshtuar spekulimet", tha Karadimov. Së bashku me kryetaren e Komisionit për Mbrojtjen e Konsumatorit, Maria Filipova, ai zhvilloi një takim pune mbi koordinimin midis dy institucioneve kundër një rritjeje të mundshme spekulative të çmimeve për shkak të vënies së afërt të euros në Bullgari, njoftoi BTA. Të dy komisionet do të kontrollojnë gjithashtu për marrëveshje të ndaluara midis tregtarëve. Sanksionet për spekulime janë 10% e xhiros së vitit të kaluar dhe tregtarët janë në dijeni të kësaj, shtoi kryetari i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTARritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..