30% e bullgarëve ose 1.8 milionë njerëz bëjnë pjesë në grupin e familjeve, të cilat nuk kanë qasje në shërbimet bazë energjetike për ngrohje, ftohje, ndriçim dhe furnizim të përshtatshëm me energji për pajisjet shtëpiake, njoftoi reporterja e BNR-së Cvetelina Stojanova. 365 mijë të tjerë kanë statusin e klientëve vulnerabël. Njerëzit që nuk janë në gjendje t'i mbajnë shtëpitë e tyre mjaftueshëm ngrohtë përbëjnë rreth 21%.
Në një deklaratë të Këshillit Ekonomik dhe Social theksohet se qeveria po mbetet prapa në aplikimin e mekanizmave për vlerësimin, identifikimin dhe monitorimin e familjeve me varfëri energjetike në vendin tonë. Institucioni rekomandon shtimin e indeksit të inflacionit në formulën për përcaktimin e vijës zyrtare të varfërisë.
Në korrik të vitit të kaluar, çmimi mesatar mujor i energjisë elektrike në Bullgari, Rumani dhe Greqi ishte mbi 110% më i lartë se ai në vendet e Evropës Qendrore si Gjermania, Austria dhe Republika Çeke, siç del qartë nga dokumenti, në të cilin theksohet: “Si rezultat, biznesi bullgar dhe shteti bullgar, nëpërmjet kompensimit që ofron, paguajnë një çmim të padurueshëm të lartë për energjinë elektrike, dhe kjo ka një ndikim jashtëzakonisht negativ në konkurrueshmërinë ekonomike dhe standardin e jetesës.”
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Pak minuta para se të fillonte leximi i dytë - përfundimtar - i buxhetit të shtetit për vitin 2026 në Asamblenë Kombëtare, kreu i forcës më të madhe parlamentare GERB-SDS, Bojko Borisov, ndaloi procedurën, duke e kthyer projektligjin për rishikim..
Nën emrin BGBizHub, sipërmarrësit bullgarë në Berlin kanë bashkuar forcat për të promovuar dhe zhvilluar bizneset e tyre vendase në Gjermani. "Si çdo biznes tjetër - jo vetëm në Berlin dhe jo vetëm biznesi bullgar, aktualisht po përballemi me disa..
Gjashtë shtete, mes tyre edhe Bullgaria, janë të ekspozuara ndaj rrezikut të mosrespektimit të kuadrit fiskal të BE-së në vitin 2026. Këtë e tregon paketa e vjeshtës e Semestrit Evropian, e miratuar nga Komisioni Evropian mbi buxhetet e vendeve..