7
Sivjet Dita e Fëmijëve ka një përvjetor - 1 qershori 2025 shënon saktësisht 100 vjet që nga shpallja e datës për Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve. Kjo ndodhi në vitin 1925 në një konferencë botërore në Gjenevë.
Tradita dikton që dita të jetë plot ngjarje zbavitëse, buzëqeshje fëmijësh dhe muzikë. Festa është një rast për evente të shumta dhe të larmishme në të gjithë Bullgarinë, por për shkak të shkallës së saj, kryeqyteti tërheq interesin më të madh – si të publikut ashtu edhe të mediave.

Më 1 qershor, vendi më i vizituar këtu është ndoshta Kopshti Zoologjik i Sofjes - kopshti zoologjik më i madh dhe më i vjetër në Gadishullin Ballkanik. Ai strehon mbi 300 banorë nga 280 lloje kafshësh. Me rastin e Ditës së Fëmijëve, hyrja është falas si për fëmijët, ashtu edhe për të rriturit.

Kopshti Zoologjik i Sofjes krenohet gjithashtu me një numër rekord kafshësh të porsalindura, duke tërhequr mijëra vizitorë.

Në vitin 2024, atje lindën nëntë ujq të rinj, zebra, elandë dhe disa dele berbere. Primatët, vidrat me kthetra të vogla dhe antilopat addax gjithashtu patën pasardhës. Para afro një viti lindën dy këlyshë të rrëqebullit euroaziatik, një specie në zhdukje.

Në Kopshtin Zoologjik të Sofjes mund të shihen gjithashtu shumë kafshë dhe zogj të egër të shpëtuar, të plagosur në aksidente, ose të rritur ilegalisht nga banorët e qytetit.
Përpiloi: Ivan Gergov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Kopshti Zoologjik i Sofjes (zoosofia.eu), BTAKëtë vit Krishtlindja “mbërriti” në Sofje që në nëntor, me aromë të verës së ngrohtë, kanellës dhe magjisë festive. Radio Bullgaria ju rekomandon të vizitoni disa prej këndeve të Krishtlindjes në kryeqytet: Për më të paduruarit për të pritur..
Muzeu i parë i arit investues mirëpret në Plovdiv vizitorë që duan të mësojnë më shumë rreth historisë së parave dhe lidhjes së tyre me arin – nga lindja e arit, origjina e tij kozmike dhe rruga e tij deri në Tokë, deri tek mënyra se si ky metal i çmuar..
Më 16 nëntor do të shënojmë Ditën e “Caritas” – organizatës bamirëse të Kishës Katolike, e cila përmes kujdesit dhe gjesteve të mëshirës mbjell shpresë në zemrat e atyre që kanë nevojë. Në këtë ditë do të kujtojmë se më e rëndësishmja nuk është pasuria..