“Ambicia jonë është që Bullgaria të mos jetë vetëm një eksportuese e energjisë elektrike, por që kjo energji të krijojë vlerë të shtuar këtu.” Këtë e deklaroi ministri i energjetikës Zheço Stankov në diskutimin “Bullgaria - një qendër rajonale për biznesin e teknologjisë së lartë, inteligjencën artificiale, zgjidhjet e gjelbra dhe inovacionet”, të organizuar nga Dhoma e Tregtisë Norvegjezo-Bullgare dhe Dhoma Amerikane e Tregtisë në Bullgari, njofton BGNES. Sipas Zheço Stankov, një nga pengesat më të mëdha për inteligjencën artificiale dhe gigafabrikat e qendrave të të dhënave është aftësia për t'i furnizuar ato me sasi të mëdha energjie të sigurt me çmime të përballueshme. Kjo është arsyeja pse shteti po planifikon projekte të rëndësishme për të siguruar sasi të mjaftueshme energjie të sigurt dhe të përballueshme dhe mundësi për ruajtjen e saj. "Me projektet që kemi përfshirë në portofolin tonë, ne do të garantojmë rolin e Bullgarisë si një qendër rajonale për biznesin e teknologjisë së lartë në Evropën Juglindore", theksoi ministri.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: me.government.bg
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..