Interesi për shkëmbimin e levave me euro është rritur me më shumë se 50% pas raporteve pozitive të konvergjencës së Komisionit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane. Kjo u raportua nga financuesi Maks Bakllajan për Radio Varna. Ai shpjegoi se ka mungesë eurosh në zyrat e këmbimit, gjë që çon në një rritje të çmimit të tij në 1.97 leva për kursin e shitjes.
Kërkesa për euro tejkalon ofertën me rreth 10 herë, por pak klientë janë refuzuar. Nuk ka kufizime në shkëmbimin e levave. Ende nuk është e nevojshme të bëhen kërkesa për përpunimin e konvertimit të monedhës, por kjo do të jetë e mundur së shpejti, pasi ekonomisti pret që kërkesa për euro të vazhdojë. Vëllimet e levave të konvertuar në euro në kryeqytet janë të barabarta me sasitë totale në Varna, Burgas dhe Plovdiv, shpjegoi Bakllajan.
Lexoni më tepër:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: pixabayPak minuta para se të fillonte leximi i dytë - përfundimtar - i buxhetit të shtetit për vitin 2026 në Asamblenë Kombëtare, kreu i forcës më të madhe parlamentare GERB-SDS, Bojko Borisov, ndaloi procedurën, duke e kthyer projektligjin për rishikim..
Nën emrin BGBizHub, sipërmarrësit bullgarë në Berlin kanë bashkuar forcat për të promovuar dhe zhvilluar bizneset e tyre vendase në Gjermani. "Si çdo biznes tjetër - jo vetëm në Berlin dhe jo vetëm biznesi bullgar, aktualisht po përballemi me disa..
Gjashtë shtete, mes tyre edhe Bullgaria, janë të ekspozuara ndaj rrezikut të mosrespektimit të kuadrit fiskal të BE-së në vitin 2026. Këtë e tregon paketa e vjeshtës e Semestrit Evropian, e miratuar nga Komisioni Evropian mbi buxhetet e vendeve..