Interesi për shkëmbimin e levave me euro është rritur me më shumë se 50% pas raporteve pozitive të konvergjencës së Komisionit Evropian dhe Bankës Qendrore Evropiane. Kjo u raportua nga financuesi Maks Bakllajan për Radio Varna. Ai shpjegoi se ka mungesë eurosh në zyrat e këmbimit, gjë që çon në një rritje të çmimit të tij në 1.97 leva për kursin e shitjes.
Kërkesa për euro tejkalon ofertën me rreth 10 herë, por pak klientë janë refuzuar. Nuk ka kufizime në shkëmbimin e levave. Ende nuk është e nevojshme të bëhen kërkesa për përpunimin e konvertimit të monedhës, por kjo do të jetë e mundur së shpejti, pasi ekonomisti pret që kërkesa për euro të vazhdojë. Vëllimet e levave të konvertuar në euro në kryeqytet janë të barabarta me sasitë totale në Varna, Burgas dhe Plovdiv, shpjegoi Bakllajan.
Lexoni më tepër:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: pixabayGrupi KBC pret që ekonomia bullgare të rritet pak më shumë vitin e ardhshëm sesa në parashikimet e mëparshme, sipas përfundimeve të vlerësimeve të fundit të grupit financiar belg për ekonomitë e Evropës Qendrore dhe Lindore. Sipas raportit..
PBB-ja e Bullgarisë në vitin 2025 do të rritet me 3%, parashikon Komisioni Evropian në Parashikimin e tij Ekonomik të Vjeshtës, raporton BTA. Kjo është një rritje krahasuar me normën prej 2% të vendosur në parashikimin e pranverës të institucionit...
Bullgaria nuk ka kushte shtesë nga SHBA-të në lidhje me përjashtimin e bërë për vendin nga sanksionet kundër Lukoil, tha për BNT Ministri i Energjisë Zheço Stankov. Nëse është e nevojshme, shtyrja e sanksioneve kundër Lukoil mund të zgjatet, siguroi ai,..