Potenciali inovativ dhe shkencor bullgar në bujqësi u prezantua nga Ministria e Bujqësisë dhe Akademia Bujqësore gjatë javës tematike "Nevojat e Jetës: Ushqimi, Veshjet dhe Strehimi", e cila zhvillohet nga 5 deri më 16 qershor në kuadrin e Ekspozitës Ndërkombëtare EXPO 2025 në Osaka të Japonisë. Prezantimi ynë përqendrohet në bujqësinë e qëndrueshme, përzgjedhjen e bimëve dhe zhvillimin e ushqimeve me vlerë të lartë, duke përfshirë ushqimet hapësinore.

"Bullgaria është një vend i vogël, por ka arritje të rëndësishme në fusha prioritare si seleksionimi i bimëve dhe prodhimi i ushqimeve hapësinore", theksoi zëvendësministrja e bujqësisë dhe ushqimit Llozana Vasileva në hapjen e aktivitetit në pavijonin bullgar.

U prezantuan edhe përzgjedhjet më të fundit të bimëve të Institutit të Kulturave Perimore “Marica” pranë Akademisë Bujqësore. Midis tyre janë varietetet e domateve "Zemër Rozë", "Zemër e Kuqe" dhe "Shkëlqim Rozë", të cilat konsiderohen ndër më të shijshmet në botë.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: mzh.government.bgDuke pasur parasysh numrin në rënie të popullsisë në vend, Këshilli Fiskal rekomandon qeverisë të ndërmarrë masa për kursime në Buxhetin 2026. Masat janë: ulja e administratës komunale përmes bashkimit të komunave; optimizimi i numrit të policisë;..
Banka Popullore Bullgare raporton një rritje të mprehtë të depozitave të reja të familjeve. Veçanërisht i theksuar është rritja e depozitave në euro. Vetëm për një muaj janë depozituar në llogari me afat shuma me vlerë 334 milionë leva (mbi 161 milionë..
Rritja vjetore e Prodhimit të Brendshëm Bruto të vendit tonë do të mbetet në një nivel prej mbi 3% në periudhën 2025-2027, parashikon siguruesi i kredive tregtare “Allianz Trade” në raportin e tij, raporton BTA. Kjo do të thotë që ekonomia bullgare do..