Pabarazitë në të ardhurat në Bullgari për një periudhë janë më të ulëta se mesatarja botërore gjatë 20 viteve të fundit, por pas vitit 2014 ato kanë qenë më të larta se vlerat mesatare në BE. Kjo thuhet në një analizë të Këshillit Ekonomik dhe Social, raportoi gazetarja Cvetelina Stojanova. Për të kapërcyer çekuilibrin midis të ardhurave të larta dhe të ulëta, Këshilli rekomandon që pagat të formohen në mënyrë adekuate, duke futur një sistem të drejtë tatimor dhe të sigurimeve shoqërore dhe duke marrë masa për të luftuar ekonominë informale.
Pas 35 vitesh tranzicioni, Bullgaria është ende një vend në zhvillim me një popullsi në plakje dhe në rënie, një nivel varfërie të qëndrueshëm - 2/3 e familjeve kanë të ardhura nën nivelin e jetesës dhe gati 1/3 janë nën vijën e varfërisë. Vendi ynë vazhdon të jetë i fundit për sa i përket të ardhurave në BE. Mjetet e mundshme për kapërcimin e pabarazisë në të ardhura përfshijnë futjen e një minimumi jo të taksueshëm, taksimin progresiv dhe afrimin e pagës minimale sa më shumë të jetë e mundur me koston e jetesës.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: arkiv
"Po, Bullgaria" (pjesë e "Bullgarisë Demokratike") e përcaktoi buxhetin për vitin e ardhshëm si një "cunami ekonomik". Ivajllo Mirçev ishte kategorik se partia do ta kundërshtojë atë kur projekti të dalë për diskutim në parlament. "Dje na u paraqit..
Megjithëse pranimi i euros është një hap i rëndësishëm, vetëm ai nuk garanton një standard më të lartë jetese. Këtë e deklaroi drejtoresha e përgjithshme e Fondit Monetar Ndërkombëtar, Kristalina Georgieva, në konferencën në Sofje me temën “Bullgaria..
Ministria e Financave publikoi projektbuxhetin e shtetit në euro për vitin 2026. Pritet që Prodhimi i Brendshëm Bruto (PBB) të arrijë në 120.1 miliardë euro me një rritje ekonomike prej 2.7%. Të ardhurat shtetërore të planifikuara janë 51.436..