Të enjten, temperaturat minimale do të jenë nga 14 deri në 20°. Në Sofje do të jetë 14°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell, në mëngjes me re të dendura në rajonet lindore, dhe rreth dhe pas mesditës mbi rajonin e maleve Rilla dhe Rodopet. Kryesisht atje në vende të izoluara do të ketë reshje afatshkurtra. Nuk priten reshje të konsiderueshme. Temperaturat maksimale do të jenë midis 28 dhe 32°, dhe rreth 27° në kryeqytet.
Në male do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës, retë e shiut do të zhvillohen kryesisht mbi rajonin e maleve Rilla dhe Rodopet dhe do të ketë reshje të shkurtra shiu në zona të izoluara. Do të fryjë erë e moderuar veriperëndimore. Temperatura maksimale në lartësi 1200 m do të jetë rreth 21°, në 2000 metra - rreth 15°.
Përgjatë bregdetit të Detit të Zi, do të ketë re të shpërndara. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga lindja. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë nga 24 deri në 27°. Temperatura e ujit të detit është 21-23°. Valët e detit do të jenë 2-3 ballë.
Të premten do të jetë me diell, rreth dhe pas mesditës me zhvillimin e reve mbi rajonet verilindore dhe në malin Rodopa. Kryesisht do të ketë shira të shkurtër lokalë, të shoqëruar me bubullima. Nuk priten reshje të konsiderueshme. Temperaturat e ditës do të mbeten nën 35°, kryesisht midis 27° dhe 32°.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..