Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Për herë të tretë – Festivali i Letërsisë Bullgare në Hamburg

7
Foto: Facebook/ Emilija Juker

Një festë, e mbështetur nga autorë bullgarë të letërsisë artistike nga vendi dhe jashtë tij, do të zhvillohet më 14 qershor në qytetin gjerman Hamburg. Për të marrë pjesë në edicionin e tretë të Festivalit të Letërsisë Bullgare, autorë nga Bullgaria, Kanadaja, SHBA-ja, Australia, Spanja, Gjermania dhe Austria kanë dërguar librat e tyre, mësoi Radio Bullgaria nga prof. Emilija Juker, kryetare e Klubit të Grave dhe Familjeve Bullgare në Hamburg. Ngjarja është pjesë e aktiviteteve me të cilat kjo organizatë bullgare feston dy dekada nga themelimi i saj.
Emilija Juker
Pikërisht për festivalin në Hamburg do të vijnë tetë autorë bullgarë, të cilët do të prezantojnë librat e tyre:

“Festivali është një mundësi për të ruajtur gjuhën artistike bullgare në Hamburg, në mënyrë që njerëzit që jetojmë këtu, në një territor ku fliten gjuhë të tjera kombëtare, të mund ta ruajmë gjuhën tonë ashtu siç do të dëshironim – me një nivel të pasur artistik, emocional dhe me përmbajtje. Mund të krenohemi që interesi është i madh nga ana e autorëve bullgarë jashtëzakonisht të ditur dhe shfrytëzoj rastin t’i falënderoj për këtë vizion dhe përkushtimin që u kanë kushtuar. Libri duhet të bëhet i gjallë, të depërtojë te njerëzit, në zemrat e tyre, në mendimet e tyre, me të cilat ata identifikohen. Dhe për këtë jam thellësisht mirënjohëse ndaj atyre njerëzve që shpenzuan edhe të ardhura personale për të dërguar libra”, ndau me Radio Bullgarinë Emilija Juker dhe shtoi se në festival do të marrin pjesë rreth 170 krijues me librat e tyre ose me vepra të botuara në përmbledhje letrare.

Librat e dërguar me dedikim të posaçëm nga autorët e tyre bëhen pjesë e “fondit të artë” të Festivalit dhe në këtë mënyrë vazhdojnë të “punojnë” për komunitetin bullgar në Hamburg.

“Librat që ndodhen në festival, më pas do të përfshihen në veprimtarinë tonë. Do t’i përdorim për aktivitetet tona dhe gjithçka që organizojmë këtu në lidhje me gjuhën bullgare dhe takimet e klubit. Në këtë kuptim, ‘fondi i artë’ mbetet në duart e drejtuesve të klubit dhe ruhet me shumë kujdes.

Prezantimi i librave do të alternohet me interpretime muzikore – Darina Paraskova (piano), Marina Savova (piano), Volf Venger (kitare) dhe Valentin Grigorov (kitare).

“Në festival do të prezantohet edhe një ekspozitë e jashtëzakonshme, kushtuar 90-vjetorit të Radios Kombëtare Bullgare dhe në veçanti – të Radio Varnës. Kjo është një mundësi jashtëzakonisht e rëndësishme për ne për të treguar historinë e kulturës bullgare. Dhe është për t’u përgëzuar fakti që Radio Varna ishte shumë aktive. Falënderoj drejtoreshën Natalija Çeshmexhieva për ndihmën që realisht na ofruan dhe mbështetjen financiare për sallën. Kjo është shumë, shumë e rëndësishme për ne! Unë mendoj se ju jeni në pozita më të mira – Radioja Bullgare, e cila për 90 vjet ka një përvojë të tillë, duhet të krijojë lidhje me njerëzit jashtë vendit në mënyrë të qetë, autoritare dhe të organizuar, ashtu siç e bëni ju në Radio Bullgaria. Falënderim të veçantë për ju që tregoni interes për ngjarjet që organizojmë!”, ndau bashkëbiseduesja jonë.

Edicioni i tretë i Festivalit të Letërsisë Bullgare do të mbledhë bashkatdhetarët tanë në një udhëtim shpirtëror në botën e librave. Mikpritës i festivalit është instituti kulturor “Hamburg Haus” në pjesën qendrore të qytetit, ku zhvillohen edhe mësimet e shkollës bullgare të së dielës. Në këtë kuadër, Emilija Juker shpreh mirënjohjen e saj ndaj publikut gjerman për mundësinë që ofron për realizimin e ngjarjeve kulturore bullgare në qytet.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Foto: Facebook/Emilija Juker


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Medea” e Teatrit Kombëtar fitoi çmimin e madh në një festival në Shkup

Shfaqja e Teatrit Kombëtar “Medea” fitoi çmimin “Grand Prix” në edicionin e 19-të të Festivalit “Skupi” në Maqedoninë e Veriut, njofton trupa e teatrit. Vepra është krijuar enkas për teatrin nga duoja ndërkombëtarisht i njohur, regjisori Dekllan..

botuar më 25-10-06 5.25.MD

Shkrimtarja e njohur nga Kosova Majlinda Bregasi prezanton në Sofje romanin e saj “Gërsheti i prerë”

Më 6 tetor, në orën 17:00, në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" do të mbahet një takim me Majlinda Bregasin, një nga zërat më të spikatur të letërsisë bashkëkohore nga Kosova, na informojnë organizatorët. Ajo do të na prezantojë..

botuar më 25-10-04 6.05.PD

Sofia Art Fair 2025 – IMAGINE me vepra madhështore dhe ide të reja nga 13 shtete

Nga data 2 deri më 5 tetor, Sofia Tech Park mirëpret Sofia Art Fair 2025 – IMAGINE , panairin e vetëm ndërkombëtar për artin bashkëkohor në Bullgari. Ngjarja mbledh pjesëmarrës nga 13 shtete dhe figura të rëndësishme nga skena globale e artit, duke e..

botuar më 25-10-02 9.15.MD