Jam i sigurt se raportet e konvergjencës për Bullgarinë nga Komisioni Evropian dhe Banka Qendrore Evropiane do të mirëpriten nga të gjitha shtetet anëtare të Eurozonës. Këtë e deklaroi një burim nga BE për korrespondenten e Radios Kombëtare Bullgare në Bruksel, Angelina Piskova. Kjo do të ndodhë gjatë një takimi të Eurogrupit në Luksemburg të enjten. Në takim do të marrin pjesë ministrja e financave Temenuzhka Petkova dhe guvernatori i Bankës Popullore Bullgare, Dimitër Radev. Burimi rikujtoi se të dy raportet janë pozitivë, me një rekomandim nga Komisioni Evropian që Bullgaria të bëhet anëtare e Eurozonës nga 1 janari 2026.
“Bullgaria ka qenë në bord valutor dhe në praktikë e ka pranuar euron që nga shekulli i kaluar. Ekonomia e saj është shumë mirë e përshtatur për të funksionuar në kushte të stabilitetit të kursit të këmbimit”, theksoi burimi dhe shtoi se vendi gjithashtu ka bërë reforma për funksionimin e mirë të ekonomisë së tij brenda bashkimit monetar.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: EPA/BGNES
Në Sofje, më 30 tetor 2025, u zhvillua Takimi Ekonomik për Investime Shqipëri–Bullgari, një iniciativë e përbashkët e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Sofje dhe Dhomës Bullgaro-Shqiptare të Biznesit. Ngjarja, e mbajtur në ambientet e Hotel..
Tregu i pasurive të paluajtshme në Bullgari ka qenë në eurozonë për një kohë të gjatë. Çmimet nuk do të pësojnë ndryshime të rëndësishme pas futjes së monedhës së përbashkët. Kjo u tha nga financieri Levon Hamparcumjan në Konferencën e 11-të Kombëtare..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 3 për qind këtë vit. Në vitin 2026, shkalla e rritjes do të ngadalësohet në 2.7 për qind, parashikon Ministria e Financave në Parashikimin e saj Makroekonomik të Vjeshtës. Analiza është ngarkuar në faqen e..