Po lançohet një faqe e re interneti që do të shërbejë si një dosje e hapur mbi shkeljet e të drejtave të bullgarëve në Maqedoninë e Veriut, raportoi tribuna.mk.
Në https://supportbginmk.eu/, mblidhen dhe publikohen informacione mbi rastet e diskriminimit, shtypjes së të drejtave dhe persekutimit sistematik të bullgarëve në vend, të kryera si nga persona të veçantë, ashtu edhe nga autoritetet shtetërore në Maqedoninë e Veriut.
Platforma është e hapur për sinjale, dokumente dhe dëshmi nga qytetarë, organizata dhe media që janë relevante për temën. Qëllimi është të rritet ndërgjegjësimi publik, si në Bullgari ashtu edhe në nivel ndërkombëtar.
Lexoni më shumë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Euronews.al
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..