Gjatë gërmimeve në fortesën "Tuida" pranë Slivenit (Bullgaria Juglindoe), u zbulua një monedhë ari e prerë gjatë kohës së Perandorit Justiniani I, sundimtar i Perandorisë Romake Lindore. Sipas drejtorit të Muzeut Rajonal të Historisë, Prof. Asoc. Dr. Nikollaj Sirakov, zbulimi i një monedhe ari tregon se në fortesë kanë jetuar njerëz të pasur. Monedha të tilla nuk janë përdorur për tregti, por kanë qenë një simbol prestigji dhe investimi, prandaj janë të rralla.
Kjo është monedha e katërt e tillë e zbuluar në fortesë gjatë viteve. Këtë sezon janë gjetur 23 monedha, shumica e të cilave janë prej bronzi nga shekulli i 2-të-3-të deri në shekullin e 12-të. U zbuluan gjithashtu aplikime rripi, një tokëz dhe një kapëse librash, që sipas Prof. Asoc. Nikollaj Sirakov sugjeron se ka shumë të ngjarë të ketë pasur një skriptorium ku janë shkruar libra.
Në "Tuida" këtë vit, po eksplorohet një kompleks ndërtesash banimi të ndërtuara me mure masive guri, që datojnë nga shekulli i pestë deri në shekullin e dymbëdhjetë. Gërmimet mbështeten financiarisht nga Ministria e Kulturës.
Lexoni më tepër në arkivin tonë:
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Doktori bullgar Ivan Seliminski (1799 – 1866) dhe shqiptari Naum Veqilharxhi (1797 – 1846) kanë një fat të përbashkët historik – të dy janë rilindës të shquar dhe luftëtarë për kulturën dhe lirinë kombëtare. Zgjedha e rëndë e robërisë i detyroi ata të..
Lart në kanionin e lumit Rusenski Llom fshihet një nga qendrat shpirtërore më mbresëlënëse të Bullgarisë. Bëhet fjalë për një kompleks me dhjetëra qeli shkëmbore, kapela dhe kisha të gdhendura në të dy anët e lumit , të cilat u krijuan që në..
Disa ditë më parë, arkeologët zbuluan një pjesë të infrastrukturës komplekse nëntokësore që i shërbente banjave romake të Raciaria-s - një nga qytetet më të rëndësishme antike në Veriperëndimin bullgar, i cili u ngrit në shekullin e parë në zonën e..