Shumica në parlament hodhi poshtë propozimin e partisë "Vëzrazhdane" për të dëgjuar Ministrin e Punëve të Jashtme Georg Georgiev me rastin e votimit të eurodeputetëve në Komisionin e Politikës së Jashtme të Parlamentit Evropian, i cili miratoi raportin mbi progresin e Maqedonisë së Veriut në rrugën e saj drejt BE-së.
Lideri i “Vëzrazhdane” Kostadin Kostadinov i bëri thirrje qeverisë të japë dorëheqjen dhe theksoi se me këtë votim vendi ynë ka pësuar një humbje poshtëruese.
Në margjinat e parlamentit, kreu i GERB-it, Bojko Borisov, theksoi se qeveria po bën përpjekje për të zgjidhur problemet me Maqedoninë e Veriut. Borisov deklaroi se një zhvillim i tillë nuk do të kishte ndodhur nëse ai do të kishte qenë kryeministër.
Lideri i GERB-it vuri në dukje gjithashtu se ka folur me Manfred Weber dhe përfaqësuesit e Partisë Popullore Evropiane (PPE) dhe siguroi se raporti i PE-së nuk është detyrues. Sipas Borisov, amendamentet do të propozohen nga e gjithë Partia Popullore Evropiane dhe nuk do të anashkalohen. "PPE nuk është vetëm më e madhja, por edhe më e fuqishmja, dhe ne do të kemi sukses në mbrojtjen e historisë dhe vendit tonë", shtoi udhëheqësi i GERB-it, i cituar nga BTA.
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Rritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..