Në një konferencë për shtyp në Këshillin Bashkiak të Sofjes, anëtarët e larguar nga “Po e vazhdojmë ndryshimin” – kryetarët e bashkive të lagjeve “Ljulin” dhe “Mlladost”, Georgi Todorov dhe Ivajllo Kukurin, si dhe këshilltarët bashkiakë Dragomir Ivanov dhe Dimitër Shallëfov, njoftuan se “refuzojnë të marrin pjesë në skema dhe lojëra të fshehta politike”.
Georgi Todorov tha se ditët e fundit ata kanë qenë nën “fushatë denigrimi, insinuata dhe presion”, sepse kanë zgjedhur të mos heshtin. Ai komentoi gjithashtu se arrestimi i Barburovit, dorëheqja e tij, si dhe dorëheqja e Kirill Petkov nuk janë thjesht pasojë e lëkundjeve politike brenda një force, por tregues i një “krize të thellë morale”, si rezultat i fshehjes së vazhdueshme të problemeve të brendshme. Todorov gjithashtu tha se gjatë muajve të fundit, mbi ta është ushtruar presion për të favorizuar interesat private në vend të atyre publike dhe për të heshtur për çështje të rëndësishme që prekin qytetarët.
Lexoni më shumë mbi temën në publikimet e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Darina Grigorova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..