Fillon tenderi për projektimin dhe ndërtimin e Terminalit 3, hapësirës para-terminalit, qendrës së transportit dhe modernizimin e Terminalit ekzistues 2 të Aeroportit "Vasil Levski" – Sofje, njoftoi kompania operatore e aeroportit, SOF Connect. Ajo do të investojë në projekt 450 milionë leva (230 milionë euro), ndërsa parashikohen edhe investime shtesë për pajisje në vlerë nga 50 milionë leva (25.5 milionë euro).
"Kjo është projekti më i madh për zhvillimin e infrastrukturës publike që pritet të realizohet në vend gjatë pesë viteve të ardhshme", deklaruan nga kompania. Ata presin që në vitin 2031, Bullgaria të mund të krenohet me një aeroport të klasit botëror, njoftoi BTA.
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..