Përvjetori i intronizimit të Patrikut bullgar Daniill u përkujtua në Manastirin e Rilës. Qindra besimtarë, klerikë dhe përfaqësues zyrtarë u mblodhën që në orët e para të mëngjesit në këtë vend të shenjtë për të nderuar përvjetorin e ngjitjes së tij në fronin patriarkal. Patriku Daniill u zgjodh më 30 qershor 2024 pas ndarjes nga jeta të Patriarkut Neofit. I konsideruar si një klerik me përgatitje të thellë teologjike dhe ton të moderuar, ai fitoi shpejt respektin e klerit dhe të besimtarëve me praninë e tij baritore dhe angazhimin e tij shoqëror, njofrtoi gazetarja e BNR-së, Mariana Popova.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..