Një aparat unik për kontroll të syve me inteligjencë artificiale (IA) u përdor për herë të parë nga specialistë bullgarë gjatë ekzaminimeve mjekësore falas në fshatin Ostrenin e Madh, në rajonin e Gollobordës në Shqipëri. Kontrollimet u zhvilluan nga data 26 deri më 28 qershor nga një ekip pedagogësh dhe mjekësh të Universitetit Trak në Stara Zagora, në bashkëpunim me Ambasadën Bullgare në Tiranë dhe Qendrën Shëndetësore Ostren–Trebisht.
Pajisja inovative u aplikua te pothuajse gjysma e 400 pacientëve të ekzaminuar. Rezultatet e interpretuara me Inteligjencë Artificiale (IA) u kontrolluan dhe u konfirmuan gjithashtu nga një mjek oftalmolog. Në këtë mënyrë u sigurua një kontroll i dyfishtë dhe besueshmëri e lartë diagnostike.
Ostreni i Madh është pjesë e rajonit historik të Gollobordës dhe ndodhet në qarkun administrativ të Dibrës, i cili ka përqendrimin më të madh të popullsisë me vetëdije bullgare në Shqipëri pas qarkut të Kukësit, sipas të dhënave nga regjistrimi i fundit i popullsisë në Shqipëri në vitin 2023, sqarojnë nga Kolegji Mjekësor. Fshatrat në këtë zonë janë të vështira për t’u arritur dhe mungesa e infrastrukturës rrugore e bën të vështirë aksesin e banorëve në shërbimet shëndetësore.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTARasti me një qen të shkelur nga një mjek në një lagje të kryeqytetit shkaktoi një valë pakënaqësie publike dhe organizimin e një proteste në Sofje, e cila do të zhvillohet sot para Akademisë Ushtarako-Mjekësore – institucioni shëndetësor ku punon mjeku...
E ashtuquajtura “Vulë e dygjuhësisë” u krijua në vitin 2011 në shtetin amerikan të Kalifornisë me idenë se, në kushtet e një ekonomie dhe marrëdhëniesh të globalizuara, një person nuk mund ta zhvillojë plotësisht potencialin e tij duke ditur vetëm një..
Me moton “Fundin e ka afër – le ta përjetojmë me humor” në qytetin Gabrovo u hap i ashtuquajturi sezoni i 5-të i vitit. Në ditën e 11-të të muajit të 11-të nis sezoni i karnavaleve të Vitit të Ri dhe të pranverës në qytetet e Evropës dhe të botës. Me..