Ministri i kulturës Marian Baçev përshëndeti pjesëmarrësit në sesionin e 47-të të Komitetit për Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s, i cili po zhvillohet nën kryesimin e Bullgarisë në selinë qendrore të organizatës ndërkombëtare në Paris. Në takim marrin pjesë 194 shtete që kanë ratifikuar Konventën për Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s. Baçev theksoi nevojën për përfshirje më të madhe të brezit të ri në ruajtjen e kujtesës kulturore, si dhe rëndësinë e arsimit, teknologjive digjitale dhe vazhdimësisë kulturore. “Inteligjenca artificiale është një instrument, por jo një zgjidhje. Ajo nuk mund të krijojë personalitetet që do t’i përkushtohen mbrojtjes së trashëgimisë kulturore. Kjo është misioni ynë”, tha ministri.
Gjatë forumit, që zgjat deri më 16 korrik, Bullgaria ka organizuar një sërë aktivitetesh për të prezantuar pjesë nga trashëgimia e saj e pasur kulturore.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Ministria e KulturësRritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..