Këshilli i BE-së për Çështje Ekonomike dhe Financiare (ECOFIN) i lejoi Bullgarisë dhe 14 vendeve të tjera anëtare të BE-së të shmangin përkohësisht rregullat e rrepta buxhetore, për të marrë borxh shtesë me qëllim financimin e shpenzimeve për mbrojtjen kombëtare. Masat synojnë të lehtësojnë kalimin e këtyre vendeve drejt rritjes së buxheteve të mbrojtjes në nivel kombëtar, duke ruajtur njëkohësisht qëndrueshmërinë e borxhit, bëhet e ditur në një njoftim për shtyp të Këshillit të BE-së, të cituar nga BTA.
Sipas rregullave të BE-së, shtetet anëtare duhet të mbajnë deficitin buxhetor nën 3% të PBB-së dhe borxhin publik nën 60% të PBB-së.
Sipas përjashtimit të ri, vendet anëtare mund të shpenzojnë shtesë deri në 1.5% të PBB-së së tyre për mbrojtje, pa u përballur me sanksione.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: defenceredefined.com.cy
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..