Bullgaria është një faktor në BE dhe në rajon, të cilin Maqedonia e Veriut duhet ta marrë në konsideratë. Këtë e deklaroi për bTV ministri i jashtëm bullgar Georg Georgiev në lidhje me raportin e Parlamentit Evropian, nga i cili u hoqën termat “gjuha dhe identiteti maqedonas”. Lidhur me akuzën pasuese të kryeministrit maqedonas Hristijan Mickoski, se Bullgaria dëshiron të shkatërrojë kombin maqedonas, diplomati i parë bullgar theksoi se Sofja arriti të mos lejojë që Parlamenti Evropian të përdoret për propagandën e Mickoskit. “Kryeministri maqedonas po bën PR krizash, ndoshta për të justifikuar veten para qytetarëve të tij, sepse i ka mashtruar”, komentoi ministri. Ai kujtoi se çështjet historike u lanë në duart e historianëve që në momentin e nënshkrimit të Marrëveshjes për Miqësi dhe Fqinjësi të Mirë, ndërsa tema si gjuha dhe identiteti janë në fushën e komunitetit shkencor.
“Ne kemi një histori të përbashkët dhe ajo nuk duhet të uzurpohet,” shtoi Georgiev.
Lexoni më shumë mbi temën në arkivin e Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
Të martën temperaturat minimale do të jenë nga 0 deri në 5°, më të larta përgjatë bregdetit të Detit të Zi – nga 8 deri në 11°, ndërsa në Sofje rreth 2°. Gjatë ditës mbi Bullgarinë Jugperëndimore dhe Lindore do të ketë vranësira të shpërndara..
Si një shtet anëtar i BE-së dhe aleat i NATO-s, Bullgaria është gati të marrë pjesë në gjetjen e zgjidhjeve për paqen dhe sigurinë. Ky qëndrim u shpreh nga Kryeministri Rosen Zheljazkov në takimin e sotëm joformal të krerëve të shteteve dhe qeverive të..
Flukset e refugjatëve dhe migrantëve nuk do të pakësohen dhe Bullgarisë i mungon një politikë e unifikuar kombëtare për këto çështje. Nevojitet një institucion udhëheqës për të koordinuar të gjithë procesin e integrimit. Shpërndarja horizontale e..