Më 20 korrik (sipas stilit të ri) Kisha Ortodokse Bullgare nderon profetin e Dhiatës së Vjetër Ilia. Populli ynë e quan festën Ilinden dhe tregon legjendën e mëposhtme: Kur Zoti po shpërndante botën, Shën Ilias iu dha "bubullimat e verës". Për të mbrojtur të korrat, ai kalëron nëpër qiell në një qerre të artë dhe ndjek dragoin sepse ai kullot grurin. Dhe vetëtima është zjarri që del nga vrimat e hundës dhe nga poshtë thundrave të kuajve të tij. Apo shigjetat me të cilat ai përpiqet ta godasë dragoin. Kur është i zemëruar ose i lumtur, Shën Ilia mund të kryejë mrekulli. Dhe në përputhje me aftësitë e shenjtorit, populli ynë e quan atë me emra elokuentë – Grëmovnik, Grëmollomnik, Grëmodoll /emra që kanë të bëjnë me fjalën bullgare “grëm” – bubullimë/
Profeti më i madh biblik nderohet gjithashtu si shenjti mbrojtës i lëkurëpunuesve, gëzofpunuesve, samarxhinjve, tjegullarëve dhe zjarrfikësve, të cilët festojnë sot, së bashku me njerëzit që mbajnë emrin e shenjtorit - Ilia, Ilian, Iliana, Ilinda, Illka, Illko, Illço, Lina, Linda.
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: pravoslavieto.com
Sapo të fillojë të ftohet moti, vjen koha për përgatitjen e turshisë. Përgatitja e kësaj delikatese dimërore në kushte shtëpie është një traditë e përhapur gjerësisht dhe pothuajse nuk ka familje bullgare që të mos vendosë në tryezën e saj këto perime..
Më 8 nëntor shënojmë festën e tërë ushtrisë qiellore, të njohur në kalendarin kishtar si Kuvendi i shenjtit kryeengjëll Mikael, i vendosur në shekullin IV në Sinodin e Laodikesë. Sipas traditës kishtare, kryeengjëlli Mikael udhëheq tërë ushtrinë..
Kryeministri Rosen Zheljazkov do të marrë pjesë në festimet solemne me rastin e 140-vjetorit të Luftës Serbo-Bullgare, të cilat do të mbahen sot, 7 nëntor - Dita e Fitores në Betejën e Slivnicës. Ceremonia do të zhvillohet në Sheshin "Sëedinenie"..