Në një ceremoni solemne në presidencë, kreu i shtetit Rumen Radev nderoi tenistët Ivan Ivanov dhe Aleksandër Vasilev me pllaka nderi. Ivan Ivanov fitoi titullin junior në turneun e tenisit Wimbledon të këtij viti. Aleksandër Vasilev, gjysmëfinalist në kategorinë e juniorëve në British Open, gjithashtu mori një nderim nga presidenti, raportoi BNR "Horizont".
Një javë më parë, 16-vjeçari Ivan Ivanov fitoi titullin me lojë të shkëlqyer dhe pa humbur asnjë set. Kështu, ai përsëriti suksesin e Grigor Dimitrov, i cili fitoi titullin e juniorëve në vitin 2008. Zyrtarisht, Ivan Ivanov është nr. 1 në renditjen botërore të azhurnuar për juniorët nën 18 vjeç. Aleksandër Vasilev u ngjit në vendin e katërt në renditje.
"Arritja juaj e kryesimit të renditjes botërore është një sukses i jashtëzakonshëm. Është një dëshmi jo vetëm e cilësive, vullnetit, talentit dhe përkushtimit tuaj të pamohueshëm. Unë gjithashtu e gjej atë një shprehje të shpirtit të fortë dhe të pathyeshëm bullgar dhe vullnetit për të fituar", tha presidenti.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Bullgari Ruzhdi Ruzhdi fitoi titullin e tij të gjashtë botëror në klasën F55 të hedhjes së gjyles në Kampionatin Botëror për persona me aftësi të kufizuara në Delhi të Indisë. Kampioni dy herë olimpik nga Rio de Janeiro 2016 dhe Parisi 2024..
Në Kampionatin Botëror të Volejbollit në Filipine, bullgarët shkruan histori, duke fituar një medalje argjendi nga Kampionati Botëror për herë të dytë në historinë e volejbollit bullgar pas një ndërprerjeje prej 55 vitesh ! Në betejën..
Skuadra kombëtare bullgare e volejbollit po shkruan histori në Filipine pasi pas 55 vitesh është përsëri në finalen e Kampionatit Botëror. Bullgarët janë ekipi më i ri në Kampionat, por kjo nuk i pengoi të arrijnë një sukses të madh, duke arritur..