Qytetarët u mblodhën para ndërtesës së Komisionit për Luftën kundër Korrupsionit në shenjë proteste, duke kërkuar dorëheqjen e Anton Sllavçevit, kryetarit në detyrë të komisionit, dhe mbylljen e plotë të organit. Ngjarja u organizua nga Lëvizja Qytetare "Boec", raportoi BTA. Aksioni u provokua nga arrestimi i kryetarit të bashkisë së Varnës, Bllagomir Kocev, dhe hetimi kundër tij nga Komisioni për Luftën Kundër Korrupsionit.
Protesta e "Boec" u përshkallëzua kur të mbledhurit u përpoqën të paraqisnin një raport në komision kundër Georgi Petrov, një këshilltar bashkiak nga Kjustendill, për një mospërputhje të fortë midis stilit të tij të jetesës dhe të ardhurave të deklaruara. Në hyrje ata u ndaluan nga një kordon policie. Oficerët e policisë arrestuan një nga protestuesit. Pak më vonë, sinjali u dorëzua nga bashkëkryetari i grupit parlamentar të PP-DB, Nikollaj Denkov, njoftoi gazetari i BNR-së Dobromir Videv.
Më herët sot, kreu i "Boec"-it, Georgi Georgiev, u ankua se policia kishte hyrë në zyrën e tij, por Ministria e Punëve të Brendshme e mohoi këtë, duke deklaruar se ky ishte një veprim kundër të huajve që banonin ilegalisht në vend dhe që jetonin në të njëjtën ndërtesë. Georgiev i tha BNR-së se sipas mendimit të tij, ky ishte një përpjekje për të frikësuar, ushtruar presion dhe shtypur shoqatën "Boec".
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
“Dialogu midis punëdhënësve dhe sindikatave është rivendosur. Takimet do të fillojnë nesër, më 28 nëntor, në Ministrinë e Financave, ku do të sqarohen të gjitha detajet. Shteti qëndron pas çdo qytetari bullgar.” Kjo u shkrua nga kreu i GERB-it, Bojko..
Asambleja Kombëtare ka futur një detyrim të ri për ndërmarrjet shtetërore për të zbatuar sisteme të menaxhimit të rrezikut të korrupsionit, duke përfshirë emërimin e një nëpunësi të integritetit. Masa u rekomandua nga Organizata për Bashkëpunim..
Kreu i GERB-it, Bojko Borisov, tha se nuk i pëlqen buxheti i vitit 2026 dhe se ai do të ngrihet. Duke folur për mediat në parlament, Borisov tha se "Këshilli për Menaxhim të Përbashkët" i formacioneve qeveritare, kryeministri dhe ministri i financave..