Nga 8 gushti 2025 deri më 31 dhjetor 2026, çmimet e mallrave dhe shërbimeve duhet të tregohen në leva dhe euro, vendosën deputetët në lexim të parë me ndryshimet në Ligjin për Miratimin e Euros në Bullgari të miratuara në gusht 2024. Gjatë periudhës në fjalë, tregtarët nuk do të jenë në gjendje të rrisin çmimet nëse kjo nuk justifikohet nga faktorë objektivë ekonomikë. Tregimi i dyfishtë i çmimeve në dyqane duhet të jetë i të njëjtës madhësi, lloj dhe ngjyrë, raportoi gazetarja Violeta Ashikova. Deri në fund të vitit 2026, tregtarët me xhiro të mëdha, që tregtojnë produkte ushqimore, pije alkoolike dhe joalkoolike, produkte duhani, produkte joushqimore dhe farmaceutike, janë të detyruar të publikojnë në faqet e tyre të internetit në ditën e fundit të çdo jave pune informacion në lidhje me çmimet përfundimtare të shitjes së produkteve nga shporta e madhe e konsumatorit.
Ndryshimet u mbështetën nga GERB-SDS, "DPS-Fillimi i Ri", "BSP - E Majta e Bashkuar", ITN dhe një i pavarur. Opozita shprehu rezerva në lidhje me tekstet. PP-DB pa në projektligjin e paraqitur nga Këshilli i Ministrave një rrezik të madh për ekonominë bullgare. Sipas deputetit Atanas Atanasov, "ky ligj shfuqizon ekonominë e tregut".
Pritet që ndryshimet të miratohen në lexim të dytë.
Lexoni më tepër në arkivin tonë:
Përpiloi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Në Sofje u zbuluan migrantë të paligjshëm nga Siria, Iraku dhe Irani, 10 persona nga një grup i organizuar kriminal janë arrestuar. Këtë e tha për gazetarët Desisllava Petrova, zëvendësprokurore e qytetit të Sofjes. Nga këta 10 persona, dy janë akuzuar..
“Shohim një plan racional për paqe të shpejtë nga presidenti Donald Trump, sipas të cilit situata në fushën e betejës po zhvillohet jashtëzakonisht në mënyrë të pafavorshme për Ukrainën dhe ai po përpiqet të parandalojë zhvillimin e një skenari edhe..
Rreth 90% e antikave të sekuestruara gjatë një operacioni ndërkombëtar kundër një rrjeti për trafik të vlerave kulturore do t’i kthehen Bullgarisë. Këtë e deklaroi për “Nova televizija” zëvendësministri i kulturës Todor Çobanov. “Bëhet fjalë për një..