Shoqata e Shkollave Bullgare Jashtë Vendit po mban konferencën e saj të 18-të vjetore në Veliko Tërnovo. Forumi më i madh vjetor i organizatës, i cili zhvillohet me moton "Të mësojmë duke luajtur. Të luajmë duke mësuar!", bashkon anëtarët e saj nga e gjithë bota. Për dy ditë, përfaqësuesit e qendrave arsimore bullgare jashtë vendit i bëjnë një bilanc vitit shkollor të kaluar dhe përcaktojnë prioritetet për të ardhmen. Takimi organizohet nga Universiteti "Shën Kirili dhe Metodi" i Veliko Tërnovos. Diskutimet filluan me një interpretim të himnit tonë kombëtar nga një grup folklorik, pjesë e Festivalit të Parë të Ansambleve Bullgare të Vallëzimit Jashtë Vendit, i cili hapet sonte në mbrëmje gjithashtu në Veliko Tërnovo.

Kryetarja aktuale e Shoqatës së Shkollave Bullgare Jashtë Vendit, Petja Caneva, ia dorëzoi udhëheqjen Zornica Gogan, drejtoreshë e shkollës bullgare të së dielës "Rajna Knjaginja" në Dublin, e cila theksoi misionin e përbashkët të anëtarëve të shoqatës - ruajtjen e gjuhës, kulturës dhe identitetit kombëtar bullgar midis fëmijëve nga diaspora bullgare jashtë vendit.

Midis të pranishmëve ishin shkrimtarja Zdravka Evtimova, drejtuesja e Agjencisë Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit Rajna Manxhukova, drejtori i përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare Milen Mitev, Vanja Ballçeva, drejtoresha e Drejtorisë "Arsimi i Bullgarëve Jashtë Shtetit dhe Rrjeti Shkollor" në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, Prof. e Asoc. Anna Ivanova, zëvendësrektore e Universitetit të Veliko Tërnovos "Shën Kirili dhe Metodi", etj.

Rajna Manxhukova theksoi rëndësinë e Agjencisë Ezekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit si organizata e parë që bashkoi strukturat e bullgarëve nga pjesë të ndryshme të botës.

Milen Mitev, Drejtor i Përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare - partner mediatik i konferencës, theksoi rolin e arsimit si themel për çdo shoqëri të suksesshme. Shkollat bullgare jashtë vendit janë lidhja me atdheun e miliona bullgarëve në pjesë të ndryshme të botës, deklaroi gjithashtu Milen Mitev dhe theksoi se është detyrë e mediave si Radioja Kombëtare Bullgare të ndihmojnë që zëri i tyre të dëgjohet.

Lexoni më tepër:
Përpiloi: Miglena Ivanova bazuar në një tekst nga Krasimir Martinov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Krasimir Martinov
Urë midis botëve përfaqëson në vetvete projekti “Karizma e bullgarit”. Me të Dimitrinka Jordanova Komanduçi – psikologe, psikoterapeute, trajnere vokale dhe autore e “Zëri yt mund të ndryshojë jetën tënde” – vë në fokus një temë shumë të rëndësishme për..
Timishoara, një qytet i madh multietnik në Rumaninë Perëndimore, është qendra e rajonit historik të Banatit dhe shtëpia e bullgarëve të Banatit . Përfaqësuesit e këtij komuniteti janë pasardhës të emigrantëve nga trojet bullgare para gati..
Nxënësit nga Gjenerata Z, të cilët aktualisht janë në shkollë (të lindur midis viteve 1995 dhe 2012), masivisht përdorin në praktikën e tyre mësimore inteligjencën artificiale. Sipas vëzhgimeve të mësuesve, bëhet fjalë për mbi 85% të nxënësve tek ne, të..