Bullgaria mban vendin e 13-të në Indeksin e Pasaportave “Henley”, duke u ngjitur me 8 vende në 10 vitet e fundit, sipas faqes së internetit të kompanisë konsulence për shtetësi dhe qëndrim "Henley & Partners" me seli në Londër.
Indeksi Henley vlerëson 199 pasaporta në botë bazuar në aksesin që ato ofrojnë në 227 vende, territore dhe mikroshtete.
Bullgaria ndan vendin e 13-të me Rumaninë dhe Monakon, me pasaportat e këtyre vendeve që lejojnë udhëtimin pa viza në 177 destinacione.
Në vendin e parë është pasaporta e Singaporit me akses falas në 193 destinacione. Koreja e Jugut dhe Japonia janë në vendin e dytë me akses falas në 190 destinacione.
Në vendin e tretë janë Danimarka, Franca, Gjermania, Irlanda, Italia dhe Spanja. Pasaportat e tyre sigurojnë udhëtim pa viza në 189 destinacione. Në vendin e katërt janë Austria, Belgjika, Luksemburgu, Holanda, Norvegjia, Portugalia dhe Suedia, dhe në vendin e pestë janë Greqia, Zvicra dhe Zelanda e Re, të cilat kanë qasje pa viza në 188 dhe 187 destinacione. Në fund të renditjes mbetet Afganistani me qasje pa viza në 25 vende.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BTA
Një dragua që nxjerr zjarr do t’i presë vizitorët e Muzeut të parë të hekurit të hekurosjes në Ballkan, i cili hapet më 21 nëntor në Plovdiv. Nga goja e tij do të rrjedhin fjalë inkurajimi – që njerëzit, me sy të etur për dije të reja, të zhyten në..
Në prag të Ditës së Familjes së Krishterë (21 nëntor), dhjetëra çifte nga Dimitrovgrad rinovuan betimet e tyre martesore pasi kaluan më shumë se gjysmë shekulli së bashku. Një total prej 55 çiftesh, të martuar nga 50 vjete ose më shumë, morën..
Prej 15 vitesh Stela Nedkova jeton në Bruksel. Pasi përfundoi arsimimin e saj në Bullgari, ajo vendosi të vërë veten në provë në një realitet tjetër, për të kontrolluar nëse mund t’ia dalë vetë me sfidat e jetës, pa ndihmën e prindërve. Stela ishte..