Adhuruesit e xhazit e dinë tashmë – në kulmin e verës Bansko bëhet kryeqyteti i xhazit i Bullgarisë! Dëshmi e suksesit të Festivalit Ndërkombëtar të Xhazit në shkallë të gjerë është zgjerimi i tij – këtë vit për herë të parë do të zgjasë dhjetë ditë. Nga 1 deri më 10 gusht na pret edicioni i 28-të i Festivalit të Xhazit të Banskos, i cili do të ofrojë takime me artistët më të mirë nga skena bullgare dhe botërore.

Në rrëzë të malit të Pirinit, xhazi do të gjallërojë në Skenën Kryesore, Skenën Botërore, Skenën e Talenteve të Rinj, Akademinë e Xhazit dhe në vende të ndryshme të xhazit në mbarë qytetin malor, dhe as më të vegjlit nuk do të harrohen - do të jemi dëshmitarë të hapave të parë të fëmijëve në botën e xhazit.
Ngjarjet brenda forumit muzikor janë të shumta dhe të larmishme, por vëmendja tradicionalisht është përqendruar te interpretuesit, duke përfshirë yje të padiskutueshëm si New York Voices, Jerry Bergonzi dhe George Garzone Quintet me pjesëmarrjen e Petër Sllavov.
Pjesëmarrja e pasur bullgare përfshin projekte të ndryshme me një numër artistësh të preferuar. Njëri prej tyre është fizarmonicisti Kallojan Kumanov, i cili me kuintetin e tij do të prezantojë projektin "Imresione për fizarmonikë". Stili i tij muzikor jokonvencional përzien xhazin, tango-n, etnon, progresiv rock-un dhe blues-in - dëgjojeni me kompozimin "Yngwienyada", të frymëzuar nga mjeshtri i kitarës Yngwi Malmsteen, i njohur për stilin e tij neoklasik të të luajturit në heavy metal. Duke përdorur pjesë nga disa vepra të tij, si dhe muzikë nga muzikanti grek Panos Arvanitis, bullgari Kallojan Kumanov shton gjithashtu stilin e tij individual të krijimit të muzikës për të krijuar "Yngwienyada".

Askush askund nuk e ka luajtur muzikën e Yngwie-t në fizarmonikë deri më tani. Unë jam muzikanti i parë në botë që luaj rok progresiv në fizarmonikë", vuri në dukje muzikanti.
Aftësitë e tij i lanë mbresa edhe vetë Yngwie Malmsteen, i cili pasi dëgjoi "Yngwienyada" të Kallojan Kumanovit thirri: "Urime këtij djali! Ai është i ndryshëm!"
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES-arkiv, acebook.com/BanskoJazz, arkivi personal i Kallojan Kumanovit
Një nga grupet vokale më të njohura të viteve 80-të të shekullit të kaluar – “Tonika SV” – shënon 45 vjet në skenë me një koncert të madh në Sofje. Më 8 nëntor, në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës, do të tingëllojnë hitet më të mëdha të..
Grupi JazzBoree vazhdon linjën e përzierjes së folklorit bullgar me mjete shprehëse tipike të xhazit. Muzikantët e formacionit gjejnë kryqëzimin midis folklorit dhe xhazit pikërisht në lirinë e interpretimit - kjo është pikërisht ajo që dëgjojmë në..
Dyshja e njohur së fundmi "Molec" do të prezantojë albumin e saj të ri "Paraklis" (“Kishëza”) me dy koncerte në Sallën 1 të Pallatit Kombëtar të Kulturës (NDK) në Sofje - më 4 dhe 5 nëntor. Këngët do të interpretohen në aranzhime akustike të krijuara..