Fermerët grekë në rajonin e Evrosit presin një zgjidhje përfundimtare afatgjatë me Bullgarinë për ujin e lumit Arda. Ende nuk ka një marrëveshje me Bullgarinë për furnizimin me ujë të rajonit të Evrosit, tha për mediat sindikata e fermerëve në Orestiadë. Gjatë një takimi me guvernatorin e rajonit, ata morën siguri se uji do të sigurohej për një vit, ndërsa zëvendësministri i zhvillimit bujqësor u premtoi ujë deri në fund të shtatorit.
Fermerët në Greqinë Veriore janë të indinjuar që qeveria ende nuk ka arritur ndonjë marrëveshje me Bullgarinë për furnizimin me ujë. Nuk është bërë asgjë për të arritur një mirëkuptim midis dy palëve para se të skadojë kontrata dhe tani ata po kërkojnë vetëm përkohësisht një zgjidhje. As nuk dihet se cili do të jetë çmimi i ujit nga lumi Arda, gjë që ndikon në bujqësinë në të gjithë rajonin, thonë fermerët e rajonit, të cituar nga korrespondentja e BNR-së në Greqi Katja Peeva.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: BGNES
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..