Maria Ilieva befasoi me një tjetër këngë verore me ritëm të freskët dhe tekst të fuqishëm. Pasi më herët këtë vit na bëri thirrje të zgjedhim gjithmonë veten dhe t’u japim liri ndjenjave tona, tani diva e popit u drejtohet grave superheronj. "SuperGruaja" është titulli i këngës më të re të këngëtares Maria Ilieva.
"Admirimi im është për të gjitha SuperGratë – ato që me hijeshi dhe guxim kapërcejnë sfidat e përditshme në çdo rol që mbajnë: si punëtore të palodhura, nëna të përkushtuara, motra zemërbutë, të dashura të sinqerta, krijuese të ngrohtësisë dhe të një strehe që quhet shtëpi – rrëfen Maria. – Shpesh nuk jemi të vetëdijshme për këtë, se ne, gratë, krijojmë mrekulli të heshtura çdo ditë! Ju për mua jeni heronjtë e vërtetë të kësaj bote."
Kënga u krijua nga një treshe krijuese e njohur dhe e dëshmuar për sukseset e saj – Maria është bashkautore së bashku me producentin norvegjez Martin K dhe Preja. Kjo trio krijuese qëndron edhe pas një tjetër kënge të Maria Ilievës – “100 arsye”, një nga hitet e verës 2024.
Videoja e freskët dhe plot energji për këngën “SuperGruaja” u xhiruar në Miami nën regjinë e Valeri Milev.
Kënga premton të bëhet një nga hitet e verës 2025.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: YouTube /Maria Ilieva
Një përjetim emocionues u ofron melomanëve të kryeqytetit, Festivali Europian i Muzikës më 10 nëntor. 2500 vjet nga themelimi i qytetit legjendar italian me bukurinë e tij, Napoli, do të shënohen me një ngjarje të veçantë – koncertin e formacionit Ars..
E përfunduar në vitin 1940, drama e vallëzimit u shfaq për herë të parë më 4 janar 1942 në Operën e Sofjes nën drejtimin e dirigjentit Asen Najdenov. Libretisti dhe regjisor ishte Hrisan Cankov, koreografinë e bëri Maria Dimova – një..
Shtëpia e Kulturës “Boris Hristov” në qytetin e Plovdivit është nikoqire e edicionit të përvitshëm të Plovdiv Jazz Fest 2025. Nga sot deri më 9 nëntor, festivali mbledh muzikant xhaz nga Bullgaria dhe bota, duke ofruar një program të larmishëm me..