Ministri bullgar i Bujqësisë Georgi Tahov zhvilloi një takim online me Zëvendësministren e Bujqësisë në Rumani Violeta Mușat dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Bujqësisë në Greqi, Spiros Protopsaltis. Sipas Ministrisë bullgare, ata kanë diskutuar situatën e ndërlikuar epizootike në Ballkan për shkak të përhapjes së lisëdhe gjuhës blu te gjedhët e vegjël.
Sipas informacionit të paraqitur, në Bullgari janë regjistruar 106 shpërthime të lisë në 5 rajone me gati 11 000 kafshë të prekura. Në Greqi, ku është futur gjendja e jashtëzakonshme në disa rajone, ka 600 shpërthime dhe 183 000 kafshë janë vrarë. Në Rumani, ka 19 shpërthime, me mbi 8000 kafshë të eutanizuara në 40 ditë.
Të tre vendet prezantuan masat që po zbatojnë kundër infeksioneve. Rreziku kryesor është trafikimi i paligjshëm i kafshëve të gjalla, i cili kontribuon në përhapjen e sëmundjeve. Është vendosur të forcohet shkëmbimi i informacionit dhe kontrolli mbi trafikimin e kafshëve.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Ministria e Bujqësisë dhe Ushqimit
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka përfunduar Konsultimin mbi nenin IV për Bullgarinë në vitin 2025. Sipas procedurës për vlerësime dhe rekomandime për vendet anëtare të FMN-së, thuhet se kërkesa e brendshme vazhdon të nxisë..
Sot, 25 nëntor, në shumë qytete bullgare do të zhvillohen marshime nën sloganin "Asnjë më shumë" me rastin e Ditës Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave. Fondi Bullgar për Gratë gjithashtu do t'i bashkohet marshimeve. Fondi tregon se në..
Bullgaria renditet e 11-ta në indeksin global të këtij viti të kompanisë Surfshark - "Cilësia Dixhitale e Jetës 2025" (DQL), duke u ngjitur nga pozicioni i 18-të. Indeksi synon të studiojë dhe ndjekë mirëqenien dixhitale të vendeve në pesë fusha:..