Të mërkurën, temperaturat minimale do të jenë nga 16 deri në 21°, në Sofje - 16°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas drekës kryesisht në rajonet veriperëndimore dhe malore do të ketë shi dhe bubullima. Vranësira me shi do të zhvillohen edhe mbi Bullgarinë Jugore. Në vende të caktuara do të ketë shira dhe stuhi të shkurtra. Sasi të konsiderueshme do të bien në rajonet e Stranxhës dhe Rodopeve Lindore. Do të ketë erëra të moderuara nga veriu-verilindja, në Bullgarinë Lindore - përkohësisht të forta nga lindja-verilindja. Temperaturat maksimale do të jenë midis 28 dhe 33°, në Bullgarinë Lindore deri në 35°, për kryeqytetin do të jetë rreth 28°.
Do të jetë kryesisht me diell përgjatë bregdetit të Detit të Zi, pas drekës me rritje të përkohshme të vranësirave. Vranësira me shi do të zhvillohen përgjatë bregdetit jugor dhe do të ketë shira dhe stuhi të shkurtra. Një erë e moderuar, përkohësisht e fortë do të fryjë nga lindja-verilindja. Temperaturat maksimale të ajrit do të jenë midis 27 dhe 30°. Temperatura e ujit të detit është 26-27°. Dallgëzimi i detit do të jenë 2-3 ballë me tendencë rritjeje.
Në male do të mbizotërojë mot me diell. Pas mesditës do të zhvillohen vranësira me shi dhe vende-vende do të ketë reshje të shkurtra shiu dhe bubullima. Intensive dhe të konsiderueshme në sasi do të jenë shirat në Stranxha dhe Rodopet Lindore. Do të fryjë erë e moderuar nga veriu-verilindja. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë rreth 24°, në 2000 m - rreth 15°.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Borjana Dimitrova
“Zgjidhjet për të arritur paqen në Ukrainë duhet të bazohen në parimet themelore të Kartës së OKB-së, siç janë sovraniteti, pavarësia dhe integriteti territorial.” Kjo u deklarua nga Ministri i Jashtëm Georg Georgiev në videokonferencën..
Çmimet e gazit natyror do të bien me pak më shumë se 4% në dhjetor në vend të uljes së parashikuar prej 1%, ka llogaritur Bulgargaz, raportoi gazetarja e BNR, Julijana Kornazheva. Kjo do të thotë afërsisht 63.00 leva (32.21 euro) për megavat-orë duke..
Shumica në pushtet dhe opozita në parlament u përplasën për procedurën me të cilën zhvillohet mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa, para miratimit përfundimtar të ndryshimeve në buxhetin për vitin 2026. Kryetari i “Po e vazhdojmë..