Ju prezantojmë Kuartetin “Bellkanto”, në të cilin bëjnë pjesë këngëtarët Teodor Baturov, Tonço Tonçev, Svetozar Hristov dhe Valentin Galjov. Ata u njohën para dhjetë vitesh si pjesëmarrës individualë në një format televiziv muzikor, ku kuptuan se kanë një të ardhme së bashku si një grup vokal. Emrin ua jep producenti muzikor i formatit, Doni. Që atëherë publikuan dy albume dhe kishin qindra paraqitje skenike. Tani na sjellin këngën e tyre më të re: “Qielli në sy”. Tekstin e shkroi Desisllava Sofranova, ndërsa muzikën dhe orkestrimin i bëri Georgi Miltijadov. Ja çfarë tregojnë muzikantët për këtë këngë:

“Qielli në sy” është një këngë frymëzuese dhe emocionale, që sjell një mesazh shprese, mirësie dhe dhembshurie në përditshmërinë e vrullshme dhe shpesh të pandjeshme. Teksti pikturon një tablo kërkimi të brendshëm dhe humbjeje të drejtimit, por njëkohësisht zbulon forcën e gjesteve të vogla – një dorë e zgjatur, një buzëqeshje në mes të turmës, një përqafim i ngrohtë. “Qielli në sy” simbolizon pastërtinë, shpresën dhe dritën e brendshme që nuk duhet ta humbasim, pavarësisht stuhive të jetës.”
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: belcantoeu.com, YouTube/@georgemiltiyadoffZëri unik i Lili Ivanovës - ikona e muzikës bullgare, e cila ka emocionuar breza të tërë fansash për më shumë se gjashtë dekada , do ta kënaqë publikun e Plovdivit. Koncerti në “Qytetin е Kodravе”, siç është i njohur Plovdivi, do të..
Më 16 nëntor 2025 në orën 19:30 në katedralen katolike "Shën Jozefi" në Sofje do të mbahet një koncert barok, i dedikuar festës së mbrojtëses së muzikës kishtare – martires romake shenjtja Cecilia. Koncerti "Cantantibus organis" është pjesë nga një seri..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: BTA, arkiv, Facebook/ Yanka Rupkina (Zyrtare), arkiv personal