Bullgaria do të jetë vend mikpritës i një prej ngjarjeve më të mëdha sportive – “Giro d’Italia” (Gara Çiklistike e Italisë) në vitin 2026. Këtë e njoftoi ministri i turizmit, Mirosllav Borshosh, gjatë një deklarate për shtyp në Këshillin e Ministrave, së bashku me ministrin e sportit, Ivan Peshev. Qeveria mbështeti propozimin e dy ministrive për të finalizuar negociatat mbi mikpritjen e kësaj gare prestigjioze sportive. “Gara Çiklistike e Italisë e vendos vendin tonë në hartën botërore të turizmit dhe e bën Bullgarinë një destinacion të njohur ndërkombëtarisht”, tha ministri. Sipas tij, përfitimet shtesë për imazhin e Bullgarisë nga kjo ngjarje janë të jashtëzakonshme. Tri etapat e para të Turit Çiklistik të Italisë në vitin 2026 do të përfshijnë kalim në dhjetëra komuna bullgare, gjë që do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e tyre, shtoi Borshosh.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA, arkiv
22-vjeçarja Kamelia Stoimenova ka thyer rekordin kombëtar të legjendës bullgare të notit Tanja Bogomillova në notin 200 metra për femra në një pishinë të vogël. Kjo u njoftua nga klubi i notit Sprint-Sofja, dhe lajmi u konfirmua për bTV nga Federata..
Pas 110 ditësh jashtë fushës, Grigor Dimitrov u kualifikua për raundin e dytë të turneut të fundit të vitit nga seria Masters 1000 në Paris. Ai mposhti përfaqësuesin vendas, Giovanni Mpetshi Perricard, me rezultat 7-6 (5), 6-1. Ndeshja zgjati pak më..
Grigor Dimitrov kthehet në fushë pas një mungese tre mujore për shkak të dëmtimit të rëndë që pësoi në “Uimbëlldon”. Sonte ai do të përballet me francezin Giovanni Mpetshi Perricard në raundin e parë të turneut të serisë “Masters” në Paris, me një fond..