Bullgaria do të jetë vend mikpritës i një prej ngjarjeve më të mëdha sportive – “Giro d’Italia” (Gara Çiklistike e Italisë) në vitin 2026. Këtë e njoftoi ministri i turizmit, Mirosllav Borshosh, gjatë një deklarate për shtyp në Këshillin e Ministrave, së bashku me ministrin e sportit, Ivan Peshev. Qeveria mbështeti propozimin e dy ministrive për të finalizuar negociatat mbi mikpritjen e kësaj gare prestigjioze sportive. “Gara Çiklistike e Italisë e vendos vendin tonë në hartën botërore të turizmit dhe e bën Bullgarinë një destinacion të njohur ndërkombëtarisht”, tha ministri. Sipas tij, përfitimet shtesë për imazhin e Bullgarisë nga kjo ngjarje janë të jashtëzakonshme. Tri etapat e para të Turit Çiklistik të Italisë në vitin 2026 do të përfshijnë kalim në dhjetëra komuna bullgare, gjë që do të ndikojë pozitivisht në zhvillimin e tyre, shtoi Borshosh.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA, arkiv
Ekuipazhi bullgar i jahtit “Ivana dhe Aleks” fitoi Kampionatin Evropian të Lundrimit me Vela në Korsikë, që u zhvillua midis 7 dhe 12 tetorit. Ky është titulli i parë evropian për Bullgarinë dhe një sukses historik për lundrimin kombëtar, raportoi..
Bullgaria humbi 0:4 ndaj kampiones evropiane të futbollit, Spanjës, në një ndeshje kualifikuese për Kupën e Botës në Grupin "E". Mikel Merino shënoi dy gola për fituesit. Atanas Çernev shënoi një autogol 11 minuta para përfundimit të ndeshjes. Në..
Sofja do të presë ndeshjet e ekipit kombëtar bullgar në fazën grupore të Kampionatit Evropian të Volejbollit për Meshkuj 2026, vendosi Bordi Drejtues i Federatës Bullgare të Volejbollit në mbledhjen e tij të jashtëzakonshme. Ekipi bullgar, i cili..