Shoqata kulturore bullgare "Ivan Vazov" në qytetin argjentinas të Berisso-s, provinca e Buenos Aires, do të festojë 70 vjetorin e themelimit të saj me një festë më 16 gusht 2025.
"Ky vit është shumë i rëndësishëm për ne, mbushen 70 vjet nga themelimi i kolektivit tonë dhe duam ta festojmë së bashku me të gjithë miqtë dhe partnerët që na kanë ndihmuar gjatë gjithë kohës, të vazhdojmë të promovojmë kulturën bullgare dhe të mbajmë gjallë lidhjet me vendin e origjinës së paraardhësve tanë", thanë anëtarët e shoqatës për Agjencinë Telegrafike Bullgare (BTA). Gjatë këtij eventi, do të shpallen emrat e ambasadorëve kulturorë që do ta përfaqësojnë shoqatën në festa dhe festivale të ndryshme vendase këtë vit dhe vitin e ardhshëm.

Shoqata Kulturore Bullgare “Ivan Vazov” në qytetin argjentinas Berisso u krijua në vitin 1955 me qëllim bashkimin e pasardhësve të bullgarëve që u zhvendosën në Argjentinë në gjysmën e parë të shekullit të 20-të. Kurset e gjuhës, festimet e festave kombëtare, së bashku me bibliotekën e themeluar me libra në gjuhën bullgare dhe grupin e vallëzimit “Sedjanka” janë një rast për takime midis bashkatdhetarëve tanë në vend, kujton BTA.
Mësoni më shumë për bullgarët në Argjentinë në arkivin e Radio Bullgarisë:
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva
Foto: Facebook /Sociedad Cultural Búlgara Ivan Vazov de Berisso
Dita e Shën Dhimitrit, më 26 tetor, festohet në të gjithë Bullgarinë, ndërsa lipsanet e tij, që ruhen në Selanik, janë një objekt i përhershëm pelegrinazhi për bullgarët që shpesh udhëtojnë drejt Greqisë Veriore. Në kalendarin popullor bullgar, Dita..
Për të tretin vit radhazi, fondacioni “Karin Dom” – Varna po organizon iniciativën bamirëse “Çmimet Ivan Stançov” në kujtim të diplomatit bullgar dhe themeluesit të organizatës – ambasadorit Ivan Stançov, njoftoi organizata civile. Më 23 tetor do..
Nga 22 deri më 28 tetor, qyteti i Vidinit shndërrohet në një skenë të artit, krijimtarisë dhe frymëzimit, për të nderuar Festën Shpirtërore të qytetit – Ditën e Shën Dhimitrit (Dimitrovden). Programi i pasur i festivalit të ri “Ditët e Tetorit..