Filmi „Dita kur ajo do të lindë“ i Emil Spahijski u përzgjodh në seleksionin zyrtar të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër në Korçë, njofton faqja zyrtare e eventit. “Pas orësh shikimi, ditësh diskutimesh dhe muajsh punë të përkushtuar, momenti më në fund erdhi – seleksioni zyrtar për edicionin e 12-të të KO:SH Film Fest 2025 është gati”, thuhet në publikim. “Çdo film u përzgjodh pas një procesi të gjatë dhe me pasion nga ekipi ynë i seleksionimit dhe paraqet zëra të fuqishëm, vizione të freskëta dhe perspektiva unike nga e gjithë bota,” theksohet më tej në njoftim. Festivali ndërkombëtar në Korçë do të zhvillohet nga 9 deri më 13 shtator 2025, transmeton BTA.
“Skenari i filmit „Dita kur ajo do të lindë“ u kushtohet njerëzve të prekur nga demenca dhe marrëdhënieve të tyre të ndërlikuara me të afërmit. Por filmi është edhe për dashurinë që na shpëton”, shkruhet në prezantimin e filmit.
Ky film është financuar nga Qendra Kombëtare e Filmit dhe është krijuar mbi tregimin me të njëjtin emër të shkrimtares Jordanaka Beleva.
Redaktoi: Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Oleg Popov
Shfaqja e Teatrit Kombëtar “Medea” fitoi çmimin “Grand Prix” në edicionin e 19-të të Festivalit “Skupi” në Maqedoninë e Veriut, njofton trupa e teatrit. Vepra është krijuar enkas për teatrin nga duoja ndërkombëtarisht i njohur, regjisori Dekllan..
Më 6 tetor, në orën 17:00, në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" do të mbahet një takim me Majlinda Bregasin, një nga zërat më të spikatur të letërsisë bashkëkohore nga Kosova, na informojnë organizatorët. Ajo do të na prezantojë..
Nga data 2 deri më 5 tetor, Sofia Tech Park mirëpret Sofia Art Fair 2025 – IMAGINE , panairin e vetëm ndërkombëtar për artin bashkëkohor në Bullgari. Ngjarja mbledh pjesëmarrës nga 13 shtete dhe figura të rëndësishme nga skena globale e artit, duke e..