Në një periudhë kyçe për Mihaella Marinovën, ku jeta dhe muzika e saj ndërthuren, këngëtarja prezanton ndoshta këngën më personale të saj – "100 ëndrra".
Kjo këngë është e frymëzuar nga rruga, që ajo përshkoi gjatë dhjetë viteve të fundit – një kohë e rritjes, kërkimit dhe realizimit të ëndrrave. E kushtuar dashurisë që nuk të shkatërron, por të bashkon dhe vjen atëherë kur je gati për të, "100 ëndrra" u hodh në tregun muzikor një ditë pas një ngjarjeje të rëndësishme – po-ja e shumëpritur që Mihaella i tha atij që e quan "burri i jetës sime".
Muzika dhe teksti i vijnë menjëherë Mihaella Marinovës, e cila i shkruan për më pak se dy orë. Orkestrimi u realizua nga producenti i njohur rumun i hiteve Mr. Gun (Cristian Pistol).
Kënga "100 ëndrra" është pjesë e vitit jubilar për Mihaella Marinovën, kulmi i të cilit do të jetë koncerti i saj madhështor më 12 shtator, në zemër të Sofjes – në hapësirën e re për ngjarje kulturore Vidas Art Arena.
Lexoni më shumë për këngëtaren në botimet e Radio Bullgarisë:
Redaktore: Diljana Traçeva
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Virginia Records
Kur dy emra yjesh bashkohen në një duet, suksesi është i sigurt. Kështu ndodhi me këngën nga Miro dhe ALMA “Më shumë”, dhe me siguri i njëjti fat do të ndiqet edhe nga bashkëpunimi i tyre i dytë – “Atje”. Kënga është krijuar gjatë kampit krijues Sofia..
Një trio vokale, pjesë e rritjes së muzikës pop bullgare në agim të mijëvjeçarit të ri - "Antibiotika" - është rikthyer me një këngë të re. Edhe pse të shpërndara në pjesë të ndryshme të botës, Ani, Sillvija dhe Savina na prezantojnë "Duket si..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, Ansambli “Filip Kutev”, BTA