Shkencëtarë zbuluan kocka të reja të dinozaurëve dhe kafshëve të tjera kurrizore pranë qytetit Trën, në Bullgarinë Perëndimore. Zbulimi u bë gjatë Ekspeditës së Tetë Paleontologjike të organizuar nga Muzeu Kombëtar i Historisë Natyrore pranë Akademisë Bullgare të Shkencave, e cila përfundoi pak ditë më parë, njofton BNR Bllagoevgrad. “Zbulimi më interesant është një brinjë dinozauri, pothuajse plotësisht e ruajtur,” – tha drejtuesja e ekspeditës, docente Llatinka Hristova, duke përmbledhur rezultatet.
Vendburimi pranë qytetit Trën u zbulua në vitin 2017, dhe që nga ajo kohë aty u identifikuan një numër i madh mbetjesh fosile me vlerë, që i përkasin epokës së Kretakut të Vonë, në territoret tona. Sipas paleontologëve, vendi rezultoi të jetë shumë më i pasur dhe më interesant sesa prisnin fillimisht. Vetëm këtë vit u zbuluan rreth 30 mbetje të reja fosile nga kafshë kurrizore. Ndër gjetjet e tjera përfshihen: fragmente kockash të ndryshme madhësish, përfshirë edhe nga dinosaurë; disa pjesë më të mëdha nga guaska të breshkave; rreth gjashtë dhëmbë nga dy lloje krokodilësh; një dhëmb, një unazë shpine dhe disa luspa nga peshq të blinduar të llojit “gjahira” (Lepisosteidae). Paleontologët kanë mbledhur gjithashtu një llojllojshmëri farash dhe bërthamash fosile, të cilat pritet të ndihmojnë për të kuptuar më mirë florën lokale në këtë rajon gjatë Kretakut të Vonë.
Lexoni më shumë nga koleksioni I Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Muzeu Kombëtar i Historisë Natyrore
Për herë të parë, mjekë bullgarë të specializuar në riprodhimin e asistuar në Shqipëri, do të ofrojnë ndihmë mjekësore pa pagesë për çiftet me vështirësi riprodhuese. Iniciativa quhet: “Bullgaria dhe Shqipëria së bashku për një fëmijë më shumë të..
Nga data 7 deri më 9 nëntor, “Sofia Tech Park” është mikpritës i edicionit të dhjetë të CASSINI Hackathons & Mentoring, i organizuar nga Komisioni Evropian dhe Agjencia e Bashkimit Evropian për Programin Hapësinor (EUSPA). Parku shkencor-teknologjik..
Fertility Europe, rrjeti panevropian i shoqatave të pacientëve me probleme riprodhuese, shpalli fillimin e Javës së nëntë Evropiane të Fertilitetit 2025 , e cila zgjat deri më 9 nëntor. Fushata zhvillohet në të gjithë Evropën dhe do të kalojë nën moton..