“Qëllimi ynë afatgjatë duhet të jetë paqja e qëndrueshme në Ukrainë, e cila mund të arrihet vetëm nëpërmjet partneritetit të ngushtë ndërmjet BE-së, SHBA-së dhe vetë Ukrainës. Një paqe që garanton sigurinë e qytetarëve ukrainas, stabilitetin rajonal dhe mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë. Vetëm përmes solidaritetit, qëndrueshmërisë dhe përpjekjeve të përbashkëta mund t’i ndihmojmë Ukrainës.” Këtë e thalideri i GERB-SDS, Bojko Borisov, gjatë një takimi online të liderëve të Partisë Popullore Evropiane (PPE), të iniciuar nga Manfred Weber, sipas një postimi të Borisovit në Facebook.
Në takim mori pjesë edhe Ursula von der Leyen, kryetare e Komisionit Evropian, e cila informoi pjesëmarrësit për takimet e një dite më parë ndërmjet presidentit të Ukrainës Volodimir Zelenski, liderëve evropianë dhe presidentit të SHBA-së Donald Trump në Uashington.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: FB faqe e Bojko BorisovitRritja e pagës minimale (PM) mbështetet nga 54.1% e bullgarëve. Një e treta e të anketuarve mendojnë se PM duhet të jetë e barabartë me pagën e nevojshme për jetesë. Këto tregojnë rezultatet e një sondazhi përfaqësues të agjencisë “Mjara”, i porositur..
Çmimi mesatar i banesave të blera në Sofje në tremujorin e tretë të vitit 2025 arriti në 2,310 euro/m², që është një rritje vjetore prej 25.5%, sipas të dhënave nga Bulgarian Properties. Ndërtimet e reja mbeten më të preferuarat, por mungesa e..
Botimi i katërmbëdhjetë i DiVino.Taste – forumi më i rëndësishëm i përkushtuar verës bullgare dhe mjeshtërve të saj – do të mbahet nga 28 deri më 30 nëntor në Qendrën Inter Expo në Sofje. Në të do të prezantohen mbi 80 prodhues nga të gjitha rajonet e..