“Qëllimi ynë afatgjatë duhet të jetë paqja e qëndrueshme në Ukrainë, e cila mund të arrihet vetëm nëpërmjet partneritetit të ngushtë ndërmjet BE-së, SHBA-së dhe vetë Ukrainës. Një paqe që garanton sigurinë e qytetarëve ukrainas, stabilitetin rajonal dhe mbrojtjen e vlerave të lirisë dhe demokracisë. Vetëm përmes solidaritetit, qëndrueshmërisë dhe përpjekjeve të përbashkëta mund t’i ndihmojmë Ukrainës.” Këtë e thalideri i GERB-SDS, Bojko Borisov, gjatë një takimi online të liderëve të Partisë Popullore Evropiane (PPE), të iniciuar nga Manfred Weber, sipas një postimi të Borisovit në Facebook.
Në takim mori pjesë edhe Ursula von der Leyen, kryetare e Komisionit Evropian, e cila informoi pjesëmarrësit për takimet e një dite më parë ndërmjet presidentit të Ukrainës Volodimir Zelenski, liderëve evropianë dhe presidentit të SHBA-së Donald Trump në Uashington.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: FB faqe e Bojko BorisovitGjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..