Bashkia e qytetit Burgas dhe galeria Vivacom Art Hall Oborishte 5 prezantojnë ekspozitën ndërkombëtare American Art, e cila sjell në Burgas vepra nga disa prej krijuesve më të rëndësishëm amerikanë dhe botërorë të shekullit XX dhe XXI. Hapja zyrtare është më 20 gusht 2025, në orën 19:00, në Qendrën Kulturore “Kazino Detare”.
Pjesë e hapjes do të jetë dhe një program muzikor i përformuar nga muzikantët e njohur të xhazit Antoni Donçev (piano) dhe Georgi Donçev (kontrabas).
Prezantimi i krijuesve me famë botërore dhe krijuesve të njohur bullgarë është pjesë e ngjarjeve që mbështesin ambicien e Burgasit për të qenë Kryeqyteti Evropian i Kulturës në vitin 2032.
Pjesë e ekspozitës janë vepra të krijuesve të tillë të mëdhenj si: Christo (Hristo Javashev, 1935–2020) – artist bullgar me famë ndërkombëtare, i njohur për mbështjelljen e ndërtesave monumentale; Andy Warhol (1928–1987) – ikonë e artit pop, autor i portreteve të Marilyn Monroe dhe imazheve të konservave Campbell’s; Keith Haring (1958–1990) – artist rruge, i njohur për mesazhet e tij për barazi dhe liri; dhe shumë të tjerë.
Lexoni më shumë nga koleksioni i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Bashkia e qytetit Burgas
Ylli i skenës bullgare, Silvija Tomova, ka përfunduar Akademinë Shtetërore të Baletit “A. J. Vaganova” në Shën Petersburg. Karriera e saj është e lidhur me Operën dhe Baletin Kombëtar, ku si primabalerinë ka interpretuar mbi 90 role në tituj klasikë..
Bashkëprodhimi bullgaro-anglez “Lojërat e Djallit” mori çmimin për “kinematografinë më të mirë” në Festivalin prestigjioz të Filmit Chelsea në New York. Kjo u njoftua në Facebook nga Konsullata e Përgjithshme e Bullgarisë në New York. Filmi..
“Vij në Bullgari për t’u mbushur me ndjenja të reja” – këtë na ndau Desisllava Cvetkova, e cila kaloi 14 vjet në kryeqytetet e Evropës së Bashkuar, duke punuar në administratën e Komisionit Evropian. Kohët e fundit Desisllava është përsëri në atdheun..