Edhe në kontekstin e paqartë të luftës së Rusisë në Ukrainë, bullgarët vazhdojnë të shohin vendet evropiane si më të afërta në krahasim me faktorët e tjerë ndërkombëtarë. Këtë e tregojnë rezultatet e një sondazhi të ri nga agjencia sociologjike “Mjara”, i realizuar me fonde vetjake midis datave 31 korrik dhe 8 gusht 2025, me pjesëmarrjen e 801 qytetarëve bullgarë të rritur.
Bashkimi Evropian ka përkrahjen më të madhe me 64.9% qëndrim pozitiv, i ndjekur nga Gjermania me 61.2%, Franca me 54.1%, Britania e Madhe, ndonëse jashtë BE-së, ruan një vlerësim pozitiv prej 51.3%
SHBA-ja dhe Rusia marrin rezultate pothuajse të njëjta negative: SHBA-ja me 32.5% vlerësim pozitiv kundrejt 49.6% negativ, dhe Rusia me 31.2% pozitiv ndaj 49.7% negativ.
NATO mban një pozicion më të balancuar: 38.7% qëndrim pozitiv kundrejt 41.9% qëndrim negativ
Vetëm 24.7% e bullgarëve kanë një mendim pozitiv për Ukrainën, ndërsa 55.1% shprehin qëndrim negativ.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: myara.bg
Qyteti i dytë më i madh në Bullgari Plovdiv do të ofrojë koncerte, pazare dhe një park akulli për festat e Krishtlindjeve dhe të Vitit të Ri për qytetarët dhe mysafirët e tij, njoftoi bashkia. Tradicionalisht, kryetari i bashkisë Kostadin..
Të enjten , temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 19°, në lindje deri në 15-19°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth 6°. Gjatë ditës do të jetë me re dhe me shi. Shira të konsiderueshëm do të ketë që gjatë natës në Bullgarinë Perëndimore,..
Autonomia e rajonit të Taraklia-s do të ruhet në kuadër të reformës së ardhshme të administratës shtetërore të Moldavisë. Këtë e siguroi kryeministri moldav Alexandru Munteanu në një takim me ambasadoren bullgare Maja Dobreva, raporton Ambasada e..