Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Kujtim” i këngëtarit Vasill Petrov

Foto: hisarya.bg

Një ngjarje e re muzikore organizohet për herë të parë më 22 dhe 23 gusht. Në qytetin Hisarja do të zhvillohet edicioni i parë i Jazz Fest Hisarja. Si pjesë e strategjisë së përgjithshme të komunës për zhvillimin e jetës kulturore dhe turizmit, festivali synon të shndërrojë qytetin në një destinacion edhe për turizëm kulturor.

Në mbrëmjen e parë të festivalit, më 22 gusht, në skenën e Teatrit Veror në Hisarja, festivali do të hapet nga Mihaill Josifov  Latin Jazz Quartet dhe Piero Epifania – mjeshtër peruan i instrumenteve të goditjes (perkusioneve). Pas tyre, në skenë do të ngjiten Kottarashky & The Rain Dogs  – emblemë e tingullit modern ballkanik. Mbrëmja do të përmbyllet me projektin “Trio pa tastierë” të muzikantit me famë botërore Teodosij Spasov.

Teodosij Spasov Trio pa tastierë

Ju ftojmë të lexoni më shumë për fyelltarin Teodosij Spasov:

Martin Denev

Mbrëmja e dytë, më 23 gusht, do të nisë me Martin Denev Ethno Venture – një projekt ku pianisti dhe kompozitor Martin Denev bashkon harmoni xhazi me tingull elektronik dhe motive ballkanike-orientale. Energjia do të rritet me Project Carnival – një përzierje e fuqishme funk dhe brass fusion, e ekzekutuar nga muzikantë të rinj, por tashmë të afirmuar, që sjellin një karnaval të vërtetë tingujsh dhe emocionesh.

Vasill Petrov

Edicioni i parë i Jazz Fest Hisarja do të mbyllet nga Vasill Petrov, i shoqëruar nga një trio xhazi me Angell Zaberskin në piano, me një program që përfshin standarde klasike të xhazit, swing dhe balada romantike.

Lexoni më shumë për muzikantët Vasill Petrov dhe Angell Zaberskin

Angell Zaberski

Ju propozojmë “Kujtim” – një nga këngët më të bukura, që bashkon zërin kadife të Vasill Petrovit dhe pianon e Angell Zaberskit, i cili është edhe autor i aranzhimit. Kompozitor është Aleksandër Brëzicov, ndërsa tekstin e shkroi Ivan Bellovski.

Redaktore: Diljana Traçeva

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: hisarya.bg, Facebook/Martin Denev Music, Ani Petrova




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Tufë e bekuar” – Kori “Nusha” prezanton albumin e tij më të ri

Popullarizimi dhe interpretimi i muzikës popullore bullgare prej kohësh është misioni i këngëtares, dirigjente dhe pedagoge, Neli Andreeva . Ajo është e njohur edhe për pjesëmarrjen e saj në formacione të ndryshme, përfshirë edhe Korin “Nusha” ,..

botuar më 25-11-13 6.10.PD
Teodosij Spasov (majtas) dhe Hristijan Cvjatkov (kitarë)

Teodosij Spasov dhe Hristijan Cvjatkov prezantojnë në Niagara “Përralla Antarktike”

Një udhëtim muzikor emocionues, i lindur në fundin e botës – në Antarktidë – do të prezantohet më 28 nëntor, në orën 19:00, në Kanada, në adresën: 769 Niagara Stone Rd, Niagara-on-the-Lake, ON L0S 1J0. Virtuozi bullgar me famë botërore i kavallit,..

botuar më 25-11-12 2.39.MD

Këngëtari i rokut Toma mbledh "shenjat" e tij në një album të dytë solo

Që nga shfaqja e tij në skenën muzikore bullgare pothuajse 20 vjet më parë, muzikanti i rokut Toma Zdravkov na ka fituar me praninë e tij autentike. Edhe pse i është përkushtuar kryesisht tingujve të rock and roll, punk dhe country, Toma gjithmonë ka..

botuar më 25-11-11 6.00.PD