Bullgaria është për herë të parë mikpritëse e konferencës vjetore të Euroclassica – federata evropiane e mësuesve të gjuhëve klasike, njofton BTA. Ngjarja ndërkombëtare, e cila po zhvillohet në Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski", vendos theksin mbi bashkëpunimin mes vendeve evropiane në fushën e studimit dhe mësimdhënies së gjuhëve të lashta, veçanërisht latinishtes dhe greqishtes së vjetër. Në kuadër të forumit, pedagogë bullgarë dhe evropianë mbajnë leksione mbi gjuhët klasike, trashëgiminë antike dhe arsimin klasik. Programi i konferencës përfshin edhe një vizitë në Plovdiv, ku delegatët e huaj do të marrin pjesë në një diskutim me përfaqësues të institucioneve arsimore dhe komunitetit lokal të Plovdivit mbi lidhjen ndërmjet njohurive filologjike dhe ruajtjes së trashëgimisë kulturore.
Konferenca u organizua nga Shoqata për Zhvillimin e Arsimit Universitar Klasik me mbështetjen e Universitetit të Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Bashkisë së Plovdivit.
Redaktoi: Diana Cankova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: mon.bg
Luiza Vanbal është punonjëse në Ministrinë e Ekonomisë së Gjermanisë. Fija e padukshme që e lidh të renë gjermane me Bullgarinë është dashuria e saj për gjuhën bullgare. Luiza tregon se në universitet ka studiuar gjuhën dhe kulturën frënge, por i..
Ekspozita “Mesazhi Bullgar nga Basarabia” e piktorëve Ivan Shishman dhe Zllata Shishman do të hapet më 29 tetor – Ditën e Bullgarëve të Basarabisë, në hollin prej mermeri të Kuvendit Popullor në Sofje, njoftoi BTA. Ngjarja organizohet me iniciativën e..
Në Pallatin e Kulturës “Ded Ndue Lazri” në Lezhë u zhvillua ceremonia e ndarjes së Çmimeve Letrare Mbarëkombëtare “At’ Gjergj Fishta”. Ky edicion i çmimeve, tashmë me pesë vite traditë, vlerëson veprat më të spikatura të letërsisë shqipe në një hapësirë..