Të dhënat më të fundit të Bankës Kombëtare të Bullgarisë (BNB) tregojnë një rritje më të shpejtë të kredive në krahasim me depozitat, ku kreditimi për banesa mbetet nxitësi kryesor.
Në korrik 2025, kreditë për familjet dhe organizatat jotregtare në shërbim të tyre (OJSH) arritën në 52 miliardë leva (26.6 miliardë euro), që përfaqëson një rritje prej 20.9% krahasuar me korrikun e vitit 2024. Kontributin më të madh në këtë rritje e kanë dhënë kreditë për banesa, të cilat arritën në 29.6 miliardë leva (15.1 miliardë euro), me një rritje vjetore prej 27.4%. Edhe kreditë konsumatore u rritën ndjeshëm — me 13.6%, duke arritur në 20.5 miliardë leva (10.5 miliardë euro).
Ndërkohë, depozitat e familjeve dhe organizatave jotregtare u rritën me 12.2%, duke arritur në 94.4 miliardë leva (48 miliardë euro).
Kjo dinamikë tregon një oreks në rritje për kredi, sidomos për blerje banesash, në një kohë kur depozitat vazhdojnë të rriten, por me ritme më të moderuara.
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë:
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES
Gjyqtarët u shprehën kundër instalimit të një agjenti të ri antivirus në kompjuterët e tyre. Magjistratët shprehin shqetësim se ai do të shkelë të gjitha rregullat për mbrojtjen e të dhënave personale, si dhe pavarësinë e gjyqësorit. Me një letër..
Lideri i GERB-it, Bojko Borisov, deklaroi në korridoret e parlamentit se Bullgaria do të bëhet anëtare e eurozonës më 1 janar, pavarësisht protestave të organizuara nga përfaqësues të PP-DB. Ai komentoi thirrjet e opozitës për protesta kundër..
Kufijtë nuk mund të ndryshohen me forcë dhe siguria afatgjatë e Ukrainës duhet të garantohet. Këtë e deklaroi kryeministri Rosen Zheljazkov në një videokonferencë të “Koalicionit të të gatshmëve“, të udhëhequr nga presidenti i Francës, Emmanuel..