Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

U zgjatën masat kundër lisë te delet dhe dhitë në rajonin e Plovdivit

Foto: BTA - arkiv

Në rajonin e Plovdivit, situata epizootike mbetet e komplikuar në lidhje me sëmundjen e lisë tek delet dhe dhitë. Me qëllim kontrollin dhe parandalimin e përhapjes së mëtejshme, Agjencia Bullgare për Sigurinë Ushqimore njoftoi se do të zgjatet zbatimi i masave shtesë për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjes, që nga sot, 26 gusht, deri në heqjen e tyre. Masat zbatohen në territorin e rajonit të Plovdivit, ndërsa për respektimin e tyre janë të angazhuar edhe rajonet e  qyteteve Stara Zagora, Haskovo, Kërdzhali, Smoljan, Pazardzhik, Sofje-rajoni, Loveç dhe Gabrovo.

Është e ndaluar tregtia dhe lëvizja e kafshëve të imëta si delet dhe dhitë, përfshirë edhe daljen në kullotë, përveç rasteve të kafshëve që do të therën menjëherë ose që kalojnë tranzit. Kontrolli ndaj tregtisë ilegale është intensifikuar, parashikohet marrja e mostrave në rast dyshimi për sëmundjen, si dhe kontroll në pikat kufitare për parandalimin e importit ilegal.

Mbi 17 mijë kafshë janë shkatërruar deri tani për shkak të lisë, ndërsa shteti ende nuk ka marrë vendim për fillimin e vaksinimit, pavarësisht kërkesave të fermerëve. Sipas informacioneve jozyrtare dhe të pakonfirmuara nga sektori, disa fermerë nga Bullgaria Jugore kanë filluar tashmë të furnizohen me vaksina nga Turqia, gjë që është e ndaluar dhe e paligjshme, transmetoi gazetarja Veselina Millanova.


Redaktoi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova

Foto: BTA - arkiv 



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Projektbuxheti - 2026 nxjerr pakënaqësinë në rrugë

Shoqata e Kapitalit Industrial në Bullgari ka lëshuar një thirrje për pjesëmarrje në një protestë më 26 nëntor kundër buxhetit për vitin 2026, i cili është gati të miratohet në lexim të dytë. "U bëjmë thirrje jo vetëm anëtarëve tanë, por edhe të..

botuar më 25-11-26 6.00.PD

Parashikimi i motit për 26 nëntorin 2025

Të mërkurën temperaturat minimale do të jenë nga 3 deri në 8°, në zonat me erë – deri në 10-12°, ndërsa në Sofje – rreth 4°. Në pjesët perëndimore të Rrafshinës së Danubit dhe në Fushën e Trakisë së Epërme moti do të mbetet i qetë dhe me mjegull...

botuar më 25-11-25 7.35.MD

Një bullgare drejton një ekip të NASA-s për të zbuluar planetë jashtë sistemit diellor

Bullgarja Dr. Eli Haxhijska drejton një ekip që punon në misionin e NASA-s Transiting Exoplanet Survey Satellite (TESS) – një projekt hapësinor i dedikuar për zbulimin e planetëve jashtë sistemit tonë diellor, raportoi BTA. Ajo ka jetuar dhe punuar në..

botuar më 25-11-25 6.10.MD