Nga data 28 deri më 30 gusht, në sheshin qendror “Nikolla Vapcarov” të qytetit malor turistik Bansko, do të mbahet edicioni i 16-të i Festivalit Bansko Opera Fest. Gjatë tre netëve nën qiell të hapur, publiku do të shijojë një përzgjedhje të pasur veprash dhe një larmi stilesh muzikore. Festivali zhvillohet nën kujdesin e Komunës së Banskos, njofton BGNES.
Më 28 gusht do të prezantohet shfaqja “Aladini”. Adaptimi skenik i historisë klasike për xhindin, llambën magjike dhe dëshirat që bëhen realitet, merr jetë përmes muzikës së Alan Menken dhe teksteve të Howard Ashman, Tim Rice dhe Chad Beguelin.
Data 29 gusht është e rezervuar për operën “Rigoleto” nga Giuseppe Verdi. Më 30 gusht do të mbahet Mbrëmja Gala me pjesëmarrjen e tenorit italian Ugo Tarquini – një solist me famë ndërkombëtare, i angazhuar në një sërë produksionesh prestigjioze evropiane. Në skenë do të ngjitet edhe tenori nga Venezuela, Reynaldo Droz – një zë me timbër të ngrohtë dhe jugor dhe interpretim të paharrueshëm.
Publiku do të ketë mundësinë të dëgjojë edhe disa nga solistët më të mirë të operës bullgare: soprano Ilina Mihajllova, mezzo-soprano Mihaella Berova, tenori Artjom Arutjunov, baritoni Pllamen Dimitrov dhe basi Geo Çobanov. Dirigjent i mbrëmjes do të jetë Svetosllav Borisov. Gjatë natës gala do të interpretohen disa nga ariet më të dashura të repertorit operistik.
Redaktoi: Miglena Ivanova
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: FB/Bansko Opera Fest
E vumë re Momçill Kosevin që gjatë njohjes sonë me grupin SoulBmoll, ku ai është kitarist, vokalist dhe autori kryesor i këngëve të tyre. Muzikantët e grupit janë të dashur jo vetëm për publikun, por edhe për një sërë yjesh vendas që bashkëpunojnë me..
Bullgaria do të marrë pjesë në konkursin prestigjioz të këngës “Evrovizion”, i cili në vitin 2026 do të shënojë edicionin e tij të 70-të. Rikthimi i vendit është pjesë e përpjekjeve të Televizionit Kombëtar Bullgar (BNT) për të promovuar kulturën dhe..
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva Foto: BNT - arkiv, Zdravko Petrov - BNR